FMN: Dështimi i SHBA-së, zhvlerëson dollarin

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur krizën e borxhit në Shtetet e Bashkuara, do të ngrejë dyshime, lidhur me statusin e dollarit si monedha kryesore në botë.
“Kjo do të sillte një rënie të dollarit në krahasim me valutat e tjera”, tha Legarde për mediat amerikane.
Komentet e saj vijnë në kohën kur republikanët dhe demokratët po bëjnë përpjekje për të arritur kompromisin mbi rritjen e limitit të borxhit, para afatit të caktuar më 2 gusht.
Legarde u bëri thirrje politikanëve të të dyja palëve t`i kapërcejnë ndjeshmëritë politike, shqetësimet dhe doktrinat, të cilat janë krejtësisht të ligjshme, për hir të të gjithë vendit dhe për hir të ekonomisë globale.