E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, shpërthen miniera, 16 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në një minierë në Ukrainë. Nga ky shpërthim kanë humbur jetën 16 persona. Ministri i Emergjencës së Ukrainës ka thënë ndër të tjera se 10 persona dhe dy minatorë ndodhen të shtruar në spital, për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë nga shpërthimi i ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Miniera e Sukhodilska është në punë prej vitit 1980. Edhe muajin e kaluar ka ndodhur një aksident, por për fat të mirë nuk ka mbetur asnjë person i vdekur apo i plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›