E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, në kërkim autori

Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa një person është plagosur nga persona ende të paindentifikuar.
 

Shtetasi Eduard Cingarja rreth orës 22:30 të së enjtes është qëlluar me armë zjarri, ndersa ka marrë disa plumba në këmbë.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë forcat e policisë të cilët nisën hetimet për zbardhjen e çështjes, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›