E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ekonomia botërore me më pak rritje

Dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, FMN-ja publikon të dhënat mbi parashikimet për zhvillimin e ekonomisë botërore. Raporti i fundit "World Economic Outlook" u publikua në prill. Që atëherë rritja ekonomike ka qenë aq e çalë, sa FMN-së iu desh t'i korrigjojë nga poshtë kuotat e parashikimeve për të gjithë vitin 2012 dhe për vitin e ardhshëm.

Në bazë të këtyre të dhënave ekonomia botërore vitin e ardhshëm do të rritet me rreth 3,5 për qind, çka do të thotë 0,1 për qind më pak nga sa parashikohej deri tani. Për 2013 ekspertët parashikojnë një rritje me 3,9 për qind, që janë 0,2 për qind më pak se deri më sot.

Tani bota nuk do të befasohet më, nëse FMN-ja parashikimet i ul me një ose dy të dhjetat më pak. Në këtë kontekst më interesante janë vlerësimet  e vendeve dhe të rajoneve të veçanta  - e në radhë të parë rekomandimet politike, që lidh me këtë FMN-ja.

I destinuar për sukses

Kriza e borxheve në eurozonë është nga perspektiva e FMN-së arsyeja kryesore për zbehjen e perspektivës. Nëse politika vepron me vonesë ose me ngurrim, kriza mund të shkallëzohet, thuhet në raport. "Thënë më thjeshtë:  Vendet periferike duhet të jenë të suksesshme", tha Olivier Blanchard, kryekonomist i FMN-së, duke prezantuar parashikimet të hënën (16.07.2012) në Uashington.

Megjithatë ndërkohë ka shumë pak shenja shpresëdhënëse për sukses në vendet jugore të eurozonës. Kërkesa e Greqisë javën e shkuar, që t'i lihet më shumë kohë deri në zbatimin e reformave për të cilat është rënë dakord, shkaktoi pakënaqësi tek donatorët e së ashtuquajturës troika: BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja. , der sogenannten Troika. "Unë kam përshtypjen, se durimit të troikës po i vjen fundi", tha ministri gjerman i Ekonomisë Philipp Rösler. Gjithashtu jo të mira ishin lajmet nga Italia, një tjetër vend ky i eurozonës në periferinë jugore. Të premten (13.07.2012)agjencia e vlerësimit të riskut Moody's e deklasifikoi me dy shkallë bonitetin e këtij vendi dhe shoqata italiane e sipërmarrësve njoftoi, se "ekonomia po tkurret, dhe recesioni po ashpërsohet".

Lëvdata për vendimet e samitit të euros

Megjithatë FMN-ja tregohet optimiste. Vendimet e samitit të euros në fund të qershorit janë hapa në drejtimin e duhur - konkretisht kihet parasysh këtu unioni bankar. Sidoqoftë përgjegjësia e përbashkët për borxhet e bankave në eurozonë është mjaft e diskutueshme, e edhe sikur ajo të zbatohet, kjo nuk mund të ndodhë në terma afatshkurtër. Kësaj i shtohet edhe fakti, që Gjykata Kushtetuese në Gjermani më 12 shtator 2012 do të shqyrtojë ankesat kundër mekanizmit të shpëtimit të euros të emërtuar si ombrella e shpëtimit si dhe Paktit Fiskal. Deri atëherë shpëtimi i unionit monetar do të mbetet pezull.

Për Gjermaninë FMN-ja pret një rritje me 1,0% (+0,4 pikë) sivjet dhe rreth 1,4 për qind vitin e ardhshëm. Ekonomia në Itali dhe Spanjë, sipas parashikimeve të FMN-së do të tkurret në këto dy vjet. Edhe në eurozonë rendimenti ekonomik sivjet do të bjerë rreth -0,3 %. Vitin e ardhshëm mund të ketë sërish një rritje të lehtë +0,7 %, paçka se më pak nga sa pritej deri më sot.

Edhe SHBA, sipas raportit të FMN-së, janë një pikë e dobët për ekonominë botërore, ndonëse FMN këtu parashikon një rritje me 2,0 për qind sivjet dhe me 2,3 për qind vitin e ardhshëm. FMN-ja megjithatë paralajmëron nga "humnera fiskale", që kërcënon ekonominë e SHBA-së në fund të 2012. Ky term karakterizon pasojat e ligjeve, të cilat do të hyjnë në fuqi në fillim të 2013. Ndër to bëjnë pjesë rritja e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve.

Humnera fiskale

Kundërshtarët e këtyre masave, ndër të cilët bën pjesë edhe FMN-ja, kërkojnë shfuqizimin e këtyre ligjeve, sepse ato rrezikojnë rritjen ekonomike. "SHBA duhet ta shmangin humnerën fiskale dhe të rrisin kufirin e borxhit", thuhet në raportin e FMN-së. Por kongresi i SHBA-së është i përçarë, një kompromis në vitin e zgjedhjeve presidenciale është jashtëzakonisht i vështirë. "Nëse aktorët politikë në SHBA nuk mund të bien, dakord, thuhet në raport, atëherë ekonomia e SHBA-së do të dobësohet, duke sjellë pasoja "sinifikative" për pjesën e tjerë të botës".

Prej kësaj do të ishin prekur edhe vendet në ekspansion si Kina, India dhe Brazili. Qysh tani ati po ngadalësohet zhvillimi ekonomik, sepse po eksportohet më pak në Evropën e prekur prej krizës. Kësaj i shtohet edhe kërkesa e ulët në vet këto vende.

Si rrjedhojë FMN-ja i ka korrigjuar me zbritje parashikimet e prillit 2012: për Indinë me rreth 0,7 për qind sivjet dhe për Brazilin 0,6 për qind po për këtë vit, ndërsa për Kinën me 0,3 për qind për vitin e ardhshëm.

Në përgjithësi vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion në planin krahasimor paraqiten mirë. Ekonomia e tyre do të rritet mesatarisht me 5,6 % sivjet dhe 5,9% vitin e ardhshëm, sipas FMN-së, kuota këto për të cilat vendet e industrializuara vetëm mund të ëndërrojnë./Dw-Start/

                                                                                             2012-07-17 14:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›