Topi vlerëson Italinë: Partner kryesor strategjik i Shqipërisë

Faqja zyrtare e Presidentit të Republikës njofton se në prani të autoriteteve vendore të Brindizit, si dhe me pjesëmarrjen e këngëtarit italian me famë botërore dhe me lidhje të forta me Shqipërinë, Al Bano Karrizi dhe artistësh të tjerë shqiptaro-italianë, Presidenti Topi u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për thellimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe për forcimin e urave të miqësisë mes dy popujve fqinjë me lidhje tradicionale e historike miqësie dhe bashkëveprimi.
Duke përshëndetur këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe artistike shqiptaro-italiane, Presidenti Topi theksoi se “dy vendet tona, Italinë dhe Shqipërinë nuk i bashkon vetëm deti Jon dhe Adriatik, por i bashkon një histori e lashtë dhe një miqësi e rrënjosur në shekuj, në zemrat e dy popujve tanë".
"Italia ka qenë dhe mbetet partneri kryesor strategjik, politik, ekonomik, tregtar dhe kulturor i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe fushat e bashkëpunimit reciprok. Në veçanti, këto marrëdhënie kanë qenë historikisht shumë të mira me Provincën e Brindizit, ku aktualisht jetojnë dhe punojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të integruar më së miri në shoqërinë tuaj", tha ai.
"Në emër të Shtetit Shqiptar dëshiroj të falënderoj popullin dhe autoritetet zyrtare të Brindizit dhe gjithë Italisë, për pritjen dhe mbështetjen e fuqishme që i bënë emigracionit shqiptar rreth 20 vite më parë, në ato momente të vështira ekonomike dhe politike që po kalonte populli shqiptar, i cili përmbysi një nga diktaturat më të egra komuniste të asaj kohe", vijoi Topi.
Ndërkaq ai shtoi se "Shqipëria ka ndryshuar shumë në rrugën e saj të reformave për demokratizimin dhe përparimin e vendit, drejt rrugës së integrimit euroatlantik".
Gjatë kësaj veprimtarie, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi ndoqën dhe vlerësuan dokumentarin “Al Bano dhe Shqipëria”, promovimin e botimit në italisht të librit të shkrimtares shqiptare Zenepe Luka me titull “Dashuria shqiptare për Al Banon”, si dhe një koncert me pjesë të zgjedhura të muzikës klasike nga interpretues shqiptaro-italianë.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” pianisten shqiptare Aksinja Xhoja.
2012-07-17 11:17