FMN: Ekonomia globale në zonën e rrezikut
Për shkak të Eurozonës ekonomia globale është zhytur thellësisht në zonën e rrezikshme, kjo është deklarata e bërë nga Fondi monetar Ndërkombëtare (FMN). Tashmë parashikimet e fondit për rritjen ekonomike në vitin 2012 kanë mbërritur nga 4% në 3.25%.
Ndërkohë që rritja ekonomike për Britaninë është ulur nga 1.6% në 0.6%. Ndërkohë që Eurozona është futur në atë që quhet recension i mesëm, me GDP-në që pritet që të shkojë nga parashikimi 1.1% rritje për vitin 2012 në 0.5% rritje.
Parashikime pesimiste janë bërë dhe për Gjermanin që aktualisht mbahet dhe si vendi më baza ekonomike më të forta në të gjithë Eurozonën. Rritja ekonomike pritet të jetë nga 1.3% në 0.3%. Ndërkohë që Franca do të ketë një rritje me 0.2% në krahasim me parashikimin e mëparshëm 1.2%.