FMN: Evropa Qendrore do të njohë një rritje ekonomike
Ky është një parashikim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe vjen pas rënies mestare prej 5,25 për qindësh që pësuan këtë vit vendet e këtij rajoni.
"Në Evropën e ekonomive në zhvillim, pas një tkurrjeje të GDP-së me 5,25 për qind në 2009, pritet një kthim i rritjes ekonomike në 2010-n", tha FMN në "Parashikimet Ekonomike Botërore", të botuara në Stamboll.
Rritja në rajon pritet të jetë gjithsesi "më e ngadaltë se në rajonet e tjera me ekonomi në zhvillim, përderisa një numër i madh ekonomish do të vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha përshtatjeje për shkak të një fluksi kapitalesh më të ngadaltë edhe për një farë kohe", sipas FMN-së.
FMN ka njoftuar se rimëkëmbja në rajon do të jetë e pabarabartë. Hungaria dhe tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të njohin më tepër një ngadalësim të krizës se sa një rritje ekonomike.
"Disa ekonomi në zhvillim në Evropë, sidomos ato të vendeve balltike do të vazhdojnë të tkurren në 2010-n, ndërsa importe të mëdha prodhimesh parashikohen gjetkë, veçanërisht në Poloni dhe Turqi".
FMN parashikon se në 2010-n Turqia së bashku me Sllovakinë do të jenë “kampionët” e rajonit me një rritje prej 3,7 për qind për secilin nga dy vendet.