Bode: Prioritetet për rritjen ekonomike

Ai sqaroi më tej, se qeveria synon që të mbajë një ambient të përshtatshëm në planin mikroekonomik për biznesin.
“Politika e taksave të ulëta, përbën jo një zgjidhje konjukturale por një strategji të qëndrueshme në programin zhvillimor të qeverisë. Përgjysmuam nivelin e taksave në harkun e tre viteve, të taksave të drejtpërdrejta, sepse ne besojmë se protagonizmi për zgjidhjen e problemeve të mëdha dhe sfidave që ka vendi ynë, drejt përafrimit me standardet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, është dhe duhet të mbetet në duart e iniciativës së lirë, në duart e biznesit”, ka thënë kreu i financave.
Më tej, Bode tha se afrimi i raporteve mes taksave të drejtpërdrejta dhe atyre jo të drejtpërdrejta drejt ekonomive më dinamike të botës, përbën ritmin më të mirë të politikave fiskale të qeverisë. “Realisht ne mundësuam që taksat e drejtpërdrejta nga 55 % të të ardhurave në buxhet që zinin vite më parë, të zbresin nën 50 % të buxhetit. Pjesa dërmuese e të ardhurave nuk duhet të vijë prej taksimit të drejtpërdrejtë të biznesit, prej denatyrimit të strategjive investuese që ka komuniteti i biznesit”, vijoi ai.
Kreu i financave tha se do të vazhdohet më tej me reformat për liberalizimin dhe rregullimin. “Përmirësimi i shërbimeve në raport me biznesin përmes modernizimit të tij në disa sportele unike për kryerjen e një numri të madh procedurash, ulja e kostos për hyrjen dhe daljen nga tregu, uljen e kostos për përfitimin e lejeve dhe licencave përbën një nga elementët të cilët kanë mundësuar dhe kanë lehtësuar biznesin në ndërtimin e strategjive investuese dhe rishpërndarjen e aktiviteteve të tyre në një kohë sa më të shkurtër”, sqaroi ministri Bode. /S.Ll/start/
2010-12-13 14:10
[