MSH plan të gjerë për higjienën në zonat e përmbytura

Ky plan vjen, pasi në ato zona ka një qarkullim të madh të mbetjeve, të kafshëve të ngordhura si dhe qëndrimit për një kohë të gjatë të ujit.
Ministria e Shëndetësisë i konsideron zonat e përmbytura si zona me risk higjieno-sanitar të shtuar, veçanërisht duke e vlerësuar këtë në kompleksin e një zone rurale me profil të spikatur blegtoral.
Plani është përgatitur në përputhje me orientimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për emergjencën në situatat e përmbytjes dhe në përputhje me eksperiencat e mëparshme. Plani i veprimit të emergjencës shëndetësore “Për rehabilitimin sanitar të zonave të përmbytura”, përfshin masa të tilla si, dhënia e udhëzimeve për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e patologjive akute të pritshme në situatat e përmbytjeve (infeksione të traktit respirator, infeksione të traktit gastro-intestinal, infeksione të lëkurës, infeksione nga myku, infestime nga parazitë, leptospirozë, etj), por dhe për trajtimin e të sëmurëve kronike me çrregullim të regjimit të trajtimit.
Gjithashtu, plani parashikon organizim dhe grafik të shërbimit edhe në banesë, monitorimi i vazhdueshëm i ujit të pijshëm, vlerësim të veprave të ujësjellësve, vlerësim i cilësisë së ujit të puseve, shtim i numrit te pikave fundore për monitorim, etj.
Laboratorët e shëndetit publik do të funksionojnë me kapacitet të shtuar, ndërkohë që për furnizimin e popullatës me ujë të sigurt konform rregullores higjieno-sanitare të ujit të pijshëm do të përdoren autobote deri në miratimin e përdorimit të ujit të ujësjellësve nga Inspektorati Sanitar Shtetëror.
2010-12-13 14:27
[