E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Shqipëria arritje të mëdha në uljen e varfërisë

Përfaqësuesja e kësaj banke në vendin tonë, Kseniya Lvovsky, ka thënë se ecuria pozitive i dha dore Shqipërisë për të transformuar veten nga një vend me të ardhura të ulëta, në një vend me të ardhura të mesme, kjo deri ne muajin korrik 2010.

Ajo ishte e pranishme në prezantimin e raportit “Shqipëria: Axhenda e re e rritjes ekonomike", duke nënvizuar se Shqipëria ka përgjysmuar varfërinë në 5 vitet e fundit. "Këto arritje nuk do të kishin qenë te realizueshme pa reforma të rëndësishme strukturore, që synuan krijimin e mekanizmave të ekonomisë se tregut, të institucioneve dhe krijimin e një kuadri të shëndoshë makroekonomk. Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e klimës se biznesit dhe përgatitjen për integrimin e mundshëm në BE me miratimin e një numri të madh ligjesh dhe rregulloresh të reja”, theksoi znj. Lvovsky.

Gjithsesi, ajo hodhi kritika mbi zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe rregullave në mënyrë konstante.  Sipas Lvovsky, arritja e statusit të vendit me te ardhura të mesme në një kohë relativisht të shkurtër është një arritje e madhe për Shqipërinë që parashtron sfida të reja. Në këtë status të ri, vijoi ajo, Shqipërisë i duhet të konkurrojë jo vetëm me vende te tjera të varfra, por të rrisë dhe kapacitetet drejt rinovimit, për thithjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e teknologjive për SME-të.

                                                                                             2010-12-13 15:14
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›