FMN Kosova e paprekur nga kriza e euros

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të internetit, FMN nënvizon se, Kosova në masë të madhe mbetet e paprekur nga turbolenca financiare që ka përfshirë hapësirën e euros.
“Dhe kjo ka ndodhur për shkak të integrimit të kufizuar në tregjet financiare globale”, thuhet në njoftimin online të FMN-së.
Megjithatë, FMN paralajmëron se, duke qenë se një pjesë e mirë e të ardhurave për kosovarët vijnë nga emigracioni, ato rrjedhimisht do të pësojnë një tkurrje.
“Rimëkëmbja e vështirë e ekonomisë në zonën euro mund të ndikojë negativisht tek remitancat dhe investimet e jashtme”, vlerësohet në web site-n e FMN-së.
Më tej institucioni ndërkombëtar komenton edhe privatizimin e PTK-së, proces që sipas tij do të përsëritet edhe pse disa kërkesa u tërhoqën për shkak të dyshimeve të misionit EULEX për korrupsion.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ashton: Dialogu rifillon së shpejti
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti. Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë. Serbët e veriut kërkojnë shtetësi ruse
Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i kanë dërguar një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kanë kërkuar që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohet marrja e shtetësisë ruse. Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend.
Lajmet kryesore
Konfiskohen paketa dhe duhan kontrabandë
Aksion për cigaret, 8 tregtarë në prokurori
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
PS: Të ndryshojë buxheti 2012