E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Amoro Amore" rikthehet në Teatrin Kombëtar

TIRANË- Tragjedia e Shekspirit "Romeo dhe Zhulieta", e konceptuar ndryshe nga regjisori italian Carlo Bruni, do të rikthehet edhe një herë në skenën e TK-së, pas premierës në prill të këtij viti.

Erieta Cufaj, Andi Begolli, Yllka Mujo, Monika Lubonja, Olta Daku, Elia Zaharia, Dritan Boriçi, etj., do të sjellin edhe një herë për publikun konfliktin mes brezave në "Dashuri e hidhur-Amoro Amore". Në një anë është brezi që ka fuqinë dhe mundësinë dhe nga ana tjetër një brez i ri, që ka dëshirën të shpresojë, të vërë bast me jetën dhe shpesh herë gjendet i mundur nga bota që të rriturit u kanë krijuar.

Shfaqja, referuar tragjedisë më të njohur botërore, do të vijë kësaj here jo me 20, por me 10 personazhe, ku ndër ta autori ka shtuar rolin e një fëmije dhe atë të vajzës, me të cilën Romeo ka rënë në dashuri para se të njohë Zhulietën.

"Dashuri e hidhur-Amoro Amore" do të shfaqet të premten, të shtunën dhe të dielën, ora 20:00, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›