E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN-ja: Kosova nuk preket nga kriza e euros

PRISHTINE-Fondi Monetar Ndërkombëtar tha dje se Kosova nuk ka shumë akses në tregjet globale dhe kjo gjë e ka mbrojtur atë nga trazira financiare në krizën e eurozonës, megjithëse monedhë zyrtare ka euron. Në deklaratën e FMN-së, në faqen e saj në Internet, theksohet se "Kosova, në masë të madhe, mbetet e pandikuar nga kriza financiare në hapësirën euro" dhe shpjegon se kjo ka ndodhur për "shkak të integrimit të kufizuar global në tregjet financiare". Për shkak se një pjesë e të ardhurave për kosovarët vijnë nga anëtarët e familjeve që jetojnë jashtë, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen, se të ardhurat e tyre do të jenë më të vogla dhe rrjedhimisht, edhe dërgesat e tyre do të shënojnë rënie. "Ripërtritja e rënies në hapësirën euro, mund të ndikoj negativisht në remitenca dhe investimet e jashtme direkte", thuhet në kumtesën e FMN-së, e cila e ka këshilluar Kosovën që ta shesë kompaninë e saj më fitimprurëse, Post Telekomin e Kosovës. Procesi i shitjes i PTK-së, me gjasë, do të përsëritet pasi disa ofertues u tërhoqën për shkak të hetimeve të Bashkimit Europian lidhur me dyshime për korrupsion në këtë kompani.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›