E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton Dialogu rifillon se shpejti


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti.

“Shpresoj se raundi i ardhshëm i dialogut mes palëve do të mbahet shumë shpejt”, deklaroi Ashton gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel.

Shefja e diplomacisë evropiane ka nënvizuar se cështja e veriut të Kosovës nuk u diskutua në takimin mes ministrave të Jashtëm të BE-së.

Megjithatë, një burim i afërt me zonjën Ashton ka deklaruar se shumë vende të Unionit e vlerësojnë si të papranueshëm faktin që misioni EULEX nuk mund Veriu i KosovësKrasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend Opozita: Qeveria dështoi me veriunKërkime për autorët e vrasjes së serbit të veprojë lirshëm në Kosovë.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Pak ditë më parë, ndërmjetësi Robert Cooper ishte në Prishtinë, ku arriti të bindte zyrtarët vendas që të pranonin propozimin e refuzuar më parë për menaxhimin e integruar të kufijve.

Negociatorja kosovare, Edita Tahiri, deklaroi më vonë për të qetësuar klasën politike kosovare se, ideja në fjalë ishte një ide e Bashkimit Evropian dhe jo e Serbisë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të hënën se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova FMN: Kosova, e paprekur nga kriza e euros
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron. Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë. Serbët e veriut kërkojnë shtetësi ruse
Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i kanë dërguar një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kanë kërkuar që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohet marrja e shtetësisë ruse. Teodosje: Policia e Kosovës, korrekte
Peshkopi serb për Rashkën dhe Prizrenin, Teodosje ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Policisë së Kosovës janë mjaft korrekte.

Lajmet kryesore

Konfiskohen paketa dhe duhan kontrabandë
Aksion për cigaret, 8 tregtarë në prokurori
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
PS: Të ndryshojë buxheti 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›