FMN: Kosova të shkurtojë shpenzimet
Anëtarësimi i Kosovës te Fondi Monetar Ndërkombëtar, duket se i hoqi Shqipërisë statusin e "vendit të vetëm në Europë me rritje ekonomike pozitive", diçka me të cilën politikanët e së djathtës u mburrën me bollëk gjatë muajve para zgjedhjeve. Kosova, anëtari i 186 i FMN-së, vlerësohet se do të përjetojë rritje ekonomike prej 3.4 për qind për këtë vit, kryesisht për shkak se ka një sasi eksportesh të papërfillshme e treg financiar shumë pak të zhvilluar. Ndryshe nga Kosova, Shqipëria pritet të ketë rritje ekonomike prej 0.5 për qind për këtë vit, sipas vlerësimeve të vetë FMN-së.
Shkurtim shpenzimesh
Fondi i bëri thirrje Kosovës menjëherë të rimendojë disa projekte me kosto të konsiderueshme, ndërsa këshilloi qeverinë t‘i rezistojë tundimit për rritje pagash dhe pensionesh para zgjedhjeve vendore të programuara për në nëntor.
"Gjendja e mjeruar financiare e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës mund të sjellë nevojën për importe të kushtueshme shtesë të energjisë elektrike; kostoja e financimit të autostradës me Shqipërinë, e programuar të fillojë së shpejti, nuk është vlerësuar siç duhet dhe mbart rreziqe të konsiderueshme për financat e vendit; projekti për krijimin e rrjetit me fibra optike për shkollat, i cili pritet të kushtojë 2 për qind të PBB-së, aktualisht në planifikimin nga kompania shtetërore PTK, duhet të klasifikohet si investim publik; kërkesat për rritje pagash dhe pensionesh para zgjedhjeve nuk duhet të dëgjohen", thotë FMN-ja në raportin e saj për vendin më të ri anëtar. Kosova nuk ka monedhë të vetën dhe deri tani nuk ka të drejtë të emetojë borxh publik. Kjo gjë e detyron qeverinë e Kosovës të mbajë shpenzimet më poshtë se të ardhurat. Kjo situatë nga ekspertët vlerësohet se është edhe gangrena e ekonomisë së republikës së re. Megjithatë, problemi i borxhit duket se pritet të zgjidhet. Një ligj mbi borxhin publik po përgatitet, gjë që do t‘i lejojë qeverisë së Kosovës të ketë mundësi të menaxhojë më me efikasitet burimet e veta financiare. Kosova vlerësohet se ka një borxh publik të konsiderueshëm prej rreth 1 miliard dollarësh, shuma këto që i takojnë nga koha kur ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. Ekzistenca e këtij borxhi nuk lë shumë hapësirë për huamarrje për financimin e investimeve publike. Interesat e këtij borxhi aktualisht paguhen nga Serbia, për shkak se kjo e fundit e konsideron Kosovën si pjesën e vet. Kostoja financiare e këtij borxhi duket se do të jetë një nga shkaqet që do ta shtyjnë Serbinë të pranojë realitetin në Kosovë në një të ardhme të afërt.
Pak ose fare ndikim nga kriza
Sipas Fondit, Kosova është prekur fare pak nga kriza aktuale e ekonomisë botërore, por rreziqet që të preket nga ajo nuk mund të shpërfillen tërësisht. Kriza nuk ka mbërritur në Kosovë kryesisht për shkak se eksportet e këtij vendi janë të papërfillshme, ndërsa efektet negative nga rënia e remitancave janë kompensuar nga rritja e shpenzimeve publike. Për këtë shkak, Fondi parashikon ftohje të rritjes ekonomike në 3.5 për qind për këtë vit. Rritja e Kosovës ishte 5.4 për qind për vitin e kaluar.
Sistemi bankar në Kosovë ka vijuar të jetë i qëndrueshëm, por FMN-ja vlerëson se ekziston një farë rreziku që bankat europiane që kanë veprimtari në Kosovë, të mos mbështesin siç duhet me fonde filialet jashtë eurozonës.
Reformë strukturore
Puna e parë që lind për politikën kosovare sipas ekspertëve të Fondit Monetar, është riorganizimi i kuadrit ligjor të politikave ekonomike, qoftë në menaxhimin e procesit të hartimit të buxhetit jo vetëm sipas kërkesave, por edhe sipas mundësive, qoftë në hartimin e politikës fiskale bazuar në logjikën e kostove dhe përfitimit. Megjithatë, në shumë drejtime, Kosova duket se është më përpara sesa Shqipëria. Qeveria po përgatitet të krijojë një sistem për identifikimin individual të të gjithë taksapaguesve, si dhe një regjistër elektronik taksash, masa këto që krijojnë mundësinë e ballafaqimit në kohë reale të situatës faktike financiare të taksapaguesit me raportimin e tij në zyrën e taksave.
Anëtarësimi i jep Kosovës bankë qendrore
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë së Kosovës të miratojë sa më parë një ligj të posaçëm që do të japë kompetenca shtesë për autoritetin mbikëqyrës të tregut bankar, duke i dhënë rolin e furnitorit me likuiditet të bankave të nivelit të dytë. Banka Qendrore e Kosovës ka aktualisht vetëm rolin e autoritetit mbikëqyrës të bankave, pra licencon, monitoron dhe revokon licencat e tyre.