SHBA i fal 150 milionë dollarë borxhe Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër të ulin borxhet që ka Kosova ndaj FMN-së dhe grupit të Bankës Botërore, ndërsa i sugjeruan republikës së re të kërkojë financimin e institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN) për të ndërtuar një ekonomi të suksesshme dhe një shtet ligjor funksional.
Zëvendës/sekretari amerikan i Shtetit, James B. Steinberg, tha në ceremoninë e anëtarësimit të Kosovës në IFN se Uashingtoni ka vendosur të japë 150 milionë euro për të ndihmuar në reduktimin e borxhit të jashtëm të Kosovës. Anëtarësimi "do t‘ju ndihmojë të bëheni kontribuues dhe përfitues në punët më të rëndësishme që bën bashkësia ndërkombëtare. Kjo do t‘ju ndihmojë të krijoni një buxhet të shëndoshë dhe një politikë fiskale të qëndrueshme. Këtu ju keni mundësinë të përfitoni nga fondet e bankës për të krijuar klimë ekonomike të fuqishme për investime, për të ndërtuar institucione transparente të sundimit të ligjit, për të tërhequr investime dhe për të krijuar punësim", tha Steinberg.
Deklarata e Departamentit të Shtetit u dha gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit të Kosovës në IFN.
Kosova ka marrë përsipër një pjesë të borxhit që ish-Jugosllavia la pa paguar nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Borxhi ndërkombëtar i Kosovës vlerësohet se arrin në 25-30 për qind të PBB-së.
Pas anëtarësimit, Kosova pritet të fillojë programin e reformave strukturore në përshtatje me rregullat e përgjithshme të FMN-së, ndërkohë që Banka Botërore do të fillojë të financojë me kredi të buta projekte të ndryshme në interes të kosovarëve. Kreditë e Bankës Botërore për Kosovën do të jenë me interes vjetor prej 0.75 për qind, ndërsa principali fillon të paguhet pas një dekade nga data e marrjes së kredisë.