E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kostoja e krizën globale do të jetë 2,2 miliardë dollarë

29/01/2009  Rritet parashikimi për recensionin në Eurozonë

Parashikime më të zymta ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me kostot e krizës ekonomike globale në ekonomitë e vendeve të Eurozonës. Nëse në fund të muajit tetor FMN-ja vlerësonte se kjo kosto do të rrinte në 1,4 miliardë lekë, tashmë parashikimi i ekspertëve ka kapur shifrën prej 2,2 miliardë dollarë, si kosto e krizës ekonomike globale. Sipas parashikimeve të FMN-së, të shprehura në raportin e Stabilitetit Financiar Global, gjatë këtij viti në të gjithë globin rritja ekonomike do të jetë vetëm 0.5 për qind, ndërsa rritja e mëparshme ishte në nivelin 3 për qind. Një rritje kjo shumë herë më e vogël që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, që tregon për një përkeqësim të mëtejshëm në nivel botëror. Madje, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë se situata e dhënies së kredive në të gjithë botën është vështirësuar, pikërisht për shkak të rritjes së kostove të krizës. Sipas raportit, në vendet e Eurozonës rritja ekonomike këtë vit do të jetë 2 për qind më pak, ndërsa vitin e ardhshëm rritja parashikohet të jetë vetëm 0.2 për qind. Pak kohë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se është i gatshëm t’i kreditojë vendet që janë goditur nga kriza kreditore botërore. Mekanizmi për financim të FMN-së është krijuar në vitin 1995, si mënyrë për miratim të përshpejtuar të kredive të vendeve që ballafaqohen me probleme financiare. Kjo për herë të parë është shfrytëzuar në vitin 1997 që të ndihmohej Tajlanda, Indonezia dhe Koreja e Jugut gjatë krizës aziatike. “Në rastin më të keq, qeverive të shteteve do t’u duhen disa javë më tepër për të marrë masat e duhura, ndërkohë që tregjet mund të pësojnë një rënie prej 20 për qind, por më pas do të stabilizohet situata”, - është shprehur pak kohë më parë shefi i departamentit ekonomik të FMN-së, Olivier Blanchard, duke theksuar nevojën për masa agresive nga qeveritë .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›