“Masa ndëshkuese për ata që fshehin pasurinë”
29/01/2009 Inspektori i përgjithshëm i ILDKP-së Llalla prezanton strategjinë e re antikorrupsion
Detyrimi i fëmijëve madhorë për të deklaruar, Kuvendit do t’i kërkohet ndryshimi i Kodit Penal
Masa ndëshkuese për të gjithë ata zyrtarë apo autoritete përgjegjëse që nuk përmbushin detyrimet ligjore me qëllim parandalimin e konfliktit të interesave dhe të intensifikimit të luftës kundër korrupsionit. Ky ka qenë paralajmërimi që inspektori i përgjithshëm të ILDKP-së Adriatik Llalla ka lëshuar në takimin me autoritetet përgjegjëse të institucioneve qendrore si dhe të 12 këshillave të qarqeve të Shqipërisë. Pasi deklaroi konstatimin se ka ende probleme të pazgjidhura në gjithë zinxhirin e procesit, ai e vuri theksin te respektimi i detyrimeve ligjore dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve për të njëjtin qëllim.
Masat
Ndërmarrja e rolit kontrollues për të gjitha subjektet e ligjit dhe autoritet përgjegjëse do të jetë strategjia dhe prioriteti që ILDKP-ja do të ndjekë për këtë vit. Në këtë kuptim, palët në proces do të marrin përgjegjësitë që u takojnë në parandalimin e konfliktit të interesave. Vetë kreu i ILDKP-së Lalla përmendi trajtimin e çështjeve në kohën dhe mënyrën e duhur. “Ka ende probleme të pazgjidhura, ka ende çështje të cilat nuk trajtohen në mënyrën e duhur, ka informacione që nuk mbërrijnë në kohën e duhur. Këto ditë Inspektorati i Lartë po bën rakordimet e listave të zyrtarëve që mbartin detyrim për deklarim periodik/vjetor dhe konstatohet se ende ka probleme në sistemimin e zyrtarëve që mbartin detyrim për deklarim. Mendoj se kjo situatë duhet përmirësuar dhe, nëse do të jetë e nevojshme, marrja e masave ndaj kujtdo që nuk përmbush detyrimet e tij ligjore, atëherë do të ndiqet edhe kjo praktikë, do të zbatohen masat ndëshkuese të parashikuara në ligj”, - theksoi ai. Për të theksuar seriozitetin e kërkesave të tij të parashtruara në takimin djeshëm, inspektori i përgjithshëm i ILDKP-së kujtoi se ky institucion muajt e fundit ka dërguar para organit të akuzës 5 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë drejtues për fillimin e procedimit penal ndaj tyre, pasi dyshohet se kanë fshehur pasurinë ose kanë bërë deklarim të rremë për shuma që shkojnë në disa qindra mijë euro.
Risitë
Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e konfliktit të interesave në takimin e djeshëm u prezantua për të pranishmit formulari i ri i deklarimit të pasurive.
Sipas tij, deklaratën e pasurisë do ta plotësojnë edhe personat familjarë në moshë madhore të zyrtarëve, ndryshim i cili synon shmangien e kalimit të pasurisë së paligjshme të zyrtarëve në emër të personave të lidhur me ta. Në vijim të kësaj ILDKP-ja pritet t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë amendimin e nenit 257/a të Kodit Penal, që lidhet me “refuzimin për deklarim, mosdeklarimin, deklarimin e rremë dhe fshehjen e pasurisë së personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Ky plotësim parashikon sanksionimin e masave ndëshkuese edhe për personat e lidhur me zyrtarin që mbart detyrimin për deklarim sipas ligjit, në rastet kur ata refuzojnë të deklarojnë ose fshehin pasurinë që kanë të regjistruar në emrin e tyre.
Formulari i ri
ILDKP-ja para disa ditësh miratoi formularin e ri, nëpërmjet të cilit synohet shmangia e kalimit të pasurisë së paligjshme të zyrtarëve në emër të personave të lidhur me ta, si dhe identifikimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesave. Duke pasur dijeni mbi personat e lidhur me zyrtarin, do të jetë më e lehtë për të zbuluar rastet e përfitimit të paligjshëm nga fondet publike të “personave të lidhur” me subjektin.
Roli i ri
Më 2009-n strategjia dhe prioriteti i ILDKP-së do të jetë ndërmarrja e rolit kontrollues, dhe jo vetëm parandalues, çka do të thotë se autoritetet përgjegjëse dhe vetë zyrtarët do të marrin përgjegjësitë që u takojnë në parandalimin e konfliktit të interesave dhe të intensifikimit të luftës kundër korrupsionit. Faktorë progresivë brenda e jashtë vendit kërkojnë që të kalohet nga roli trajnues dhe faza e diskutimeve në rol kontrollues.
Bashkëpunimi
“Ne të gjithë këtu, por edhe të tjerë jashtë kësaj salle, jemi përgjegjësit kryesorë për përmbushjen e detyrimit kryesor të procesit integrues. Por të vetëm nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë, prandaj bashkëpunimi i të gjitha hallkave institucionale, vënia në funksionim maksimal i kapacitetit profesional e njerëzor për të arritur sfidat gjatë këtij procesi, dëshmojnë për një përgjegjësi të madhe të gjithsecilit prej nesh”, - tha Llalla.