E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kriza e Eurozonës në “fazë kritike”

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se kriza e borxhit e Eurozonës ka arritur një “fazë kritikë” dhe se udhëheqësit evropianë duhet të lëvizin me shpejtësi drejt unitetit më të madh financiar.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së thotë zona me 17 vende duhet të miratojë një bashkim financiar ndërkufitar, duke garantuar depozita dhe duke vendosur kontrolle qendrore financiare. Masat mbi kostot e rifinancimit të borxhit publik dhe stabilizimin e bankave në Eurozonë në fund të muajit qershor kanë rezultuar në pozitiv, por kërkohet të përshpejtohet puna për krijimin e një unioni bankar, pasi euro vijon të jetë ende në rrezik. Objektivi kryesor mbetet ndalja e rënies së mëtejshme të euros dhe rikthimi i besimit në monedhën europiane. FMN konsideron se BQE ka ende hapësirë për të manovruar për një ndërhyrje që do të ulte më tej normat e interesit. Banka Qendrore mund të japë mbrojtje të mëtejshme kundër përshkallëzimit të krizës duke filluar me një program transparent në blerje të mëdha të borxhit sovran. Për FMN-së kriza financiare e borxhit sovran në eurozonë është intensifikuar. Ndër të tjera presionet e mëdha mbi bilancet e vendeve të Euroznës dhe të shumë bankave shtojnë dyshimet mbi mbijetesën e euros.

FMN-ja tha se parashikimet financiare për Eurozonën përmbajnë rreziqe të mëdha me ndërlikime të mundshme rajonale dhe globale. Po ashtu organizata tha se investitorët po parapëlqejnë vendet e stabilizuara financiarisht të veriut të Eurozonës, në vend të atyre të jugut, si Greqia dhe Spanja.

Përfundimet e FMN-së u bënë të njohura në Frankfurt, ku investitorët për herë të parë paguan për t’i dhënë hua Gjermanisë. Berlini drejton ekonominë më të shëndetshme të Eurozonës dhe investitorët i shohin bonot gjermane të thesarit si të sigurta për paratë e tyre.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›