E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro ne rrezik te vijohet me unionin bankar

Masat mbi kostot e rifinancimit të borxhit publik  dhe stabilizimin e bankave në Eurozonë në fund të muajit qershor kanë rezultuar në pozitiv, por kërkohet të përshpejtohet puna për krijimin e një unioni bankar, pasi euro vijon të jetë ende në rrezik. Është ky gjykimi që jep FMN në raportin e fundit mbi vendet e monedhës euro. Sipas FMN bashkimi monetar gjendet në gjysmën e rrugës dhe i paqëndrueshëm, për këtë nevojitet një deklarim i unifikuar i mbështetjes së të gjitha këtyre hapave nga ana e qeverive me një kalendar të qartë  të vendimeve. Objektivi kryesor mbetet ndalja e rënies së mëtejshme të euros dhe rikthimi i besimit në monedhën europiane. FMN konsideron se BQE ka ende hapësirë për të manovruar për një ndërhyrje që do të ulte më tej normat e interesit. Banka Qendrore mund të japë mbrojtje të mëtejshme kundër përshkallëzimit të krizës duke filluar me një program transparent në blerje të mëdha të borxhit sovran. Për FM kriza financiare e borxhit sovran në eurozonë është intensifikuar dhe rrethi vicioz që është krijuar mes dobësimit të bankave, borxhit publik dhe ekonomisë reale është përkeqësuar, duke i cuar kostot e rifinancimit të borxhit publik  në nivele rekord. Ndër të tjera presionet e mëdha mbi bilancet e vendeve të Euroznës dhe të shumë bankave shtojnë dyshimet mbi mbijetesën e  euros. Instituti i Uashingtonit paralajmëron se në zonën euro po vërehet një largim i kapitalit nga vendet e jugut drejt atyre të veriut. Investitorët po braktisin vendet më në nevojë duke  spostuar kapitalin e tyre në veri drejt aktiviteteve që i mendojnë më të sigurta dhe kjo ka çuar në një ecuri të vazhdueshme divergjente të disponueshmërisë së likuiditetit në ekonomi, kryesisht në Spanjë dhe Itali.  Për të dy këto dy vende FMN sugjeron një fuqizim të bankave dhe reduktim të taksave në mënyrë që të shpërndajnë më mirë kostot e rimëkëmbjes së llogarive publike dhe të ndihmojnë rritjen ekonomike. Gjithashtu nevojitet një nxitje e reformave mbi shërbimet, në tregun e punës si dhe një reduktim të pjesëmarrjes së shtetit në ekonomi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›