Aktorët më të mirë shqiptarë në një film
Autori i Lajmit: red.
Emra të njohur të teatrit shqiptar do të vijnë në filmin “Kronikë provinciale”. Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Aleko Prodani, Mirush Kabashi, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Agim Qirjaqi, e shumë të tjerë po kaq të njohur janë protagonistët e kronikës më të fundit provinciale në negativin filmik të regjisorit Artan Minarolli.
Filmi “Kronikë provinciale” trajton dukuri të rilindjes sociale, shpirtërore e politike të tranzicionit postdiktatorial në një qytet provincial në jug të Shqipërisë, që jeton në thjeshtësinë, në përditshmërinë, në meskinitetin dhe madhështinë e tij. Një kronikë e zhurmshme, një përrallë për tolerancën dhe intolerancën, për pavarësinë e mendimit dhe respektin ndaj tjetrit.
Një shtegtim larg kinematografisë tradicionale, klasike e filmave artistikë shqiptarë. Ky është vendimi i regjisorit Artan Minarolli. Duke vënë eksperiencën profesionale dhe përvojën pararojë, ai i ngre pyetjet e njëpasnjëshme vetes drejt së panjohurës. “Më duhet të kuptoj se çfarë po kërkoj të bëj konkretisht?
Apo kush është filmi im në të vërtetë?” Janë pikëpyetjet që regjisori dhe drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), Artan Minarolli, thotë se ka ardhur koha që të mos mbesin thjesht një retorikë e momentit. Për këtë, na duhet ta evidentojmë më saktë tek dy premierat e tij të fundit.
“Kronikë provinciale” me skenar të Ylljet Aliçkaj dhe producente Loreta Mokini, është njëri prej filmave, i cili do të shfaqë së shpejti premierën e tij.
Për të goditur sa më mirë tek audienca e gjerë, ai ka përzgjedhur disa prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, si Arta Dobroshi, Tedi Papavrami, Ndriçim Xhepa, Mirush Kabashi, Fadil Hasa, Robert Ndrenika, Aleko Prodani, Margarita Xhepa, Natasha Sela, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Marko Bitraku, Agim Qirjaqi, Guljelm Radoja, Sheri Mita etj., si shigjetën kryesore për të thithur suksesin.
Regjisori Artan Minarolli është autor i disa filmave artistikë, mes të cilëve “100%” (1994), “Plumbi prej plasteline” (1995), “Nata pa hënë” (2001), “Kronikë provinciale” (2009), “Gjallë” (2009). Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Pas premierës së filmit “Kronikë provinciale”, të premten më 10 prill, do të shfaqet edhe premiera e filmit të tij të fundit “Gjallë”.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009