FMN: Mbështetje 10 vjecare Greqisë, i duhet të marrë frymë
UASHINGTON - “FMN parashikon që periudha e recesionit në Greqi do të kalojë në vitin 2013, nëse gjithçka shkon siç parashikohet nga partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi një përfaqësues i Fondit.
"Është e qartë se Greqia është ende në recesion dhe po përballet me një klimë shumë të vështirë dhe sfiduese ekonomike", tha Jerry Rice, drejtor i marrëdhënieve të jashtme të FMN-së, gjatë një konference shtypi në Uashington.
"FMN parashikon që recesioni do të kalojë brenda vitit të ardhshëm dhe pastaj Greqia do të kthehet në një trajektore të zhvillimit. Jo në një trajektore mbresëlënëse, por realiste", shtoi ai.
"Do t'i japim hapësirë Greqisë, për të marrë frymë dhe kohë për të rimarrë vrullin e saj", tha përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jerry Rice, duke folur në konferencën për shtyp në Uashington, por pa folur për shumën e parave me të cilën do të marrë pjesë FMN-ja në marrëveshjen e kredisë së re të mbështetjes për Greqinë.
Z.Rice shprehu synimin e FMN-së për t’i ofruar Greqisë një mbështetje 10 vjecare, që të ketë mundësitë kohore për të përparuar në zhvillimin e saj, duke rifituar dinamikën.
Vendimet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së pritet të merren në mes të marsit, tha ai, pas përfundimit të procesit të pjesëmarrjes së sektorit privat e publik në ristrukturimin e borxhit grek, duke përsëritur si kusht, se duhet të zbatohen veprimet e kërkuara, për të cilat është angazhuar Greqia.