E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Më e keqja e krizës financiare duket se ka kaluar

 

Me sa duket më e keqja që pritej nga kriza financiare, e lidhur edhe me kreditë për shtëpi, e deklaruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se ka kaluar. Këtë ka deklaruar numri një i FMN-së, Dominik Shtraus-Kan. “Kemi arsye për të menduar që pjesa më e madhe e krizës financiare është hedhur pas krahëve, megjithatë është tepër shpejt për të qenë të sigurt”- thotë Shtraus-Kan. Në FMN-ja është e vetëdijshme se edhe në vendet e zhvilluara rritja financiare në tremujorë të ndryshëm do të jetë e dobët, por në vitin 2009 parashikohet një rimëkëmbje.

Sipas FMN-së ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë një rritje të shpejtë në fund të 2008 dhe në fillim të 2009 që do të pasohet me rritje edhe ne Evropë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›