E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e LartëPresidenti Topidekreton Medi Bicin

TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dorëzoi sot paradite në Presidencë z. Medi Bici dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë, duke e përgëzuar dhe duke i uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme dhe plot përgjegjësi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Presidenca, anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, Medi Bici, u propozua nga Presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë më 25 maj 2010 dhe kandidatura e tij u votua dhe u miratua në Parlamentin shqiptar në seancën plenare të 8 korrikut.

Po gjatë kësaj seance, deputetët e maxhorancës rrëzuan me shumicë votash kandidaturën e Sokol çomos, të propozuar nga Presidenti për anëtar të kësaj Gjykate.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›