E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia ndalon filmin anti-islamik

Moska ka ndaluar publikimin e filmit anti-islamik që shkaktoi demonstrata të dhunshme në mbarë botën.
 

Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha se, filmi “Pafajësia e Myslimanëve” vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare.
 

Vendimi i së hënës pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë.
 

Autoritetet ruse paralajmëruan se publikimi në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t`i përmbahet urdhrit të gjykatës për ta kufizuar filmin e prodhuar në SHBA. Filmi fyen muslimanët, duke tallur profetin Muhamed.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›