FMN: Shqipëria ia doli, rritja ekonomike e lartë
28/10/2009 Bode: Përdorëm gjithë stimujt fiskalë për të mbajtur vendin jashtë krizës
Shqipëria përballoi sfidat e krizës globale. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka korrektuar sërish parashikimet për rritjen ekonomike të vendit. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell, deklaroi se për vitin 2009 projektohet një rritje ekonomike prej 2 për qind.
Rritja ekonomike
Në fillim të këtij viti, FMN-ja parashikoi një rritje prej 0,1 për qind për ekonominë shqiptare. Bell vlerësoi qeverinë për përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale. “Duke marrë në konsideratë aktivitetin e lartë ekonomik në gjysmën e parë të 2009-s dhe një zbutje gjatë pjesës së dytë të vitit, parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2009 do të jetë rreth 2 për qind dhe 3 për qind për 2010-n. Në një vit të një krize globale ekonomike Shqipëria ja ka dalë me sukses. Pse ka ndodhur kjo? Politikat e shëndosha makroekonomike të ndërmarra këto vite, kanë ndihmuar qeverinë në konsolidimin e fortë fiskal. Pjesën e mbetur të vitit presim që performanca ekonomike të jetë pak më e zbutur se gjysma e parë, pjesërisht se stimuli fiskal më të drejtë do të ulet, por e rëndësishme është që Shqipëria do të regjistrojë rritje ekonomike si pak vende të Evropës”, - tha Bell. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se qeveria përdori të gjithë stimujt fiskalë të mundshëm për të mbajtur vendin jashtë krizës. “Kryesisht u bazuam në investimet publike dhe nga ana tjetër nuk ndaluam as rritjen e pagave e pensioneve, ashtu sikurse vepruan disa vende në rajon”, - tha Bode. Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ekonomia shqiptare i ka bërë ballë me sukses krizës globale dhe efekteve të saj në ekonominë tonë, duke treguar qëndrueshmëri dhe njëkohësisht siguri në marrjen e të gjitha masave për fazën e re, drejt një normaliteti të ri të ekonomisë globale dhe asaj shqiptare.
Buxheti
FMN-ja paralajmëron se nëse qeveria nuk do të parashikojë një buxhet realist vitin e ardhshëm problemet për ekonominë shqiptare mund të jenë të mëdha. “Një pozicion i fortë fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do të ndihmojë ekonominë të përmirësoje besimin brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu kjo do ti lejonte sistemit bankar qe ta kanalizojë kredinë drejt aktiviteteve më produktive të sektorit privat dhe jo në borxh qeveritar. Ajo çka është më e rëndësishme është ulja e borxhit publik dhe një pozicion fiskal i fortë dhe i qëndrueshëm janë shumë kritikë kur do të marrë kredi në tregun e huaj”, - tha Bell.
Çështja ARMO
Ministri i Financave, Ridvan Bode, mbështeti administratën tatimore sa i takon çështjes së bllokimit të aktivitetit të ARMO-s për mospagim të detyrimeve fiskale. “Administrata fiskale nuk njeh emra kompanish, njeh biznese, të cilat janë ose jo korrekt me ligjin. Kompanitë janë në një situatë investigimi të thelluar për të evidentuar shmangiet fiskale nga mosrespektimi i ligjit”, - tha Bode, duke theksuar se para ligjit gjithë kompanitë janë të barabarta.
Marrëveshja e re
Qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rënë dakord që në fillim të 2010-s të nënshkruajnë një marrëveshje të re në kuadër të artikullit IV. Lajmin e kanë bërë të ditur dje kreu i Financave dhe shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell në konferencën e përbashkët për shtyp. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhet prej disa ditësh në vendin tonë për të diskutuar në kuadrin e konsultimeve për Artikullin IV.