FMN Vendet ne zhvillim me shume force votimi

Nju Jork 6 nentor NOA - Fondi Monetar
Nderkombetar FMN do te miratoje reformen e propozuar nga ana e G20 duke i dhene me shume pushtet votimit nga
vendet me ekonomite ne zhvillim dhe duke e bere Kinen vendin e trete me te
rendesishem ne kuader te institucionit.
shte nje vendim historik me vendimtari ne 65 vitet e Fondit dhe qe
realizon ndryshim te madh te ndikimit ne favor te ekonomive dhe vendeve ne
zhvillim duke pranuar nje rol ne rritje te tyre ne ekonomine globale
thote drejtori i Pergjithshem FMN Dominique Strauss-Kahn duke komentuar driten
e gjelber te dhene nga ana e bordit e institutit per reformen e qeverisjes dhe
te kuotave i cili parashikon per nje dyfishim te kapitalit te Fondit dhe
ndryshimet ne shperndarjen e te drejtave te votimit.
Reforma eshte nje nyje qe e ka kerkuar shume kohe dhe energji ne vitet e fundit dhe une jam i kenaqur qe tani eshte zgjidhur. Problemi i gjate i legjitimitetit te Fondit eshte zgjidhur thote Strauss Kahn i cili e ka bere reformen e prioritetet e Fondit qe prej mberritjes se tij ne krye te institucionit ne vitin 2007.
Marreveshja e miratuar nga bordi i FMN-se parashikon se 6 te te drejtave te votes qe do te transferohen nga ekonomite industriale per vendet ne zhvillim si afirmimin e Kines ne vendin e trete ne aspektin e te drejtave te votimit pas Shteteve te Bashkuara dhe Japonise si dhe rritja e Indise dhe Brazilit ne vendeve ne top dhjeteshen e vendeve me te zhvilluara.
n.e/NOA