FMN aprovon marrëveshjen me Kosovën, 92 milionë euro kredi

Bordi udhëheqës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar të premten marrëveshjen “Stand By” me Qeverinë e Kosovës, marrëveshje kjo që i garanton vendit 92 milionë euro kredi. Vendimi u mor pasi që Qeveria iu bind shkurtimeve financiare të propozuara nga Fondi Monetar në vlerë prej 20 milionë eurove, ndryshoi praktikën e marrjes së vendimeve mbi shpenzimin e buxhetit, dhe plotësoi rekomandimet e kërkuara për marrëveshjen e re. E fundit që mbeti të bënte ekzekutivi ishte presioni për miratimin në Kuvend të Ligjit për bankat dhe mikrofinancat. Nga marrëveshja që është paraparë të zgjasë 20 muaj, Qeveria pritet të tërheqë gjithsej 107 milionë euro kredi.