INSTAT: Rritet deficit tregtar gjatë muajit mars

Sipas INSTAT, në mars u importuan 44,058 milionë lekë mallra, me rritje 18.4% me shumë se një muaj më parë dhe 2.5% me shumë se marsi i 2011-ës.
Deficiti tregtar në muajin mars arriti në 27,337 milionë lekë, duke shënuar rritjen prej 24% ndaj muajit shkurt dhe me 5.1% më shumë, krahasuar me marsin e 2011-ës.
Tregtia me vendet e BE në mars arriti në 68.8%, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhduan të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë llogaritet në 36.7%, ndërsa me Greqinë, 10.1%.
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksportet në Mars u rritën janë Austria, Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, etj. Gjithashtu u rritën importet me partnerë nga Austria, Greqia, Gjermania, Italia, Kina, etj./s
2012-04-27 14:33