Kompania CEZ: Vjedhjet dëmtojnë furnizimin
Dëmtimi dhe vjedhja e aseteve të kompanisë CEZ vazhdon që të mbetet një problem mjaft i prekshëm.
Drejtori i Mirëmbajtjes dhe Operimit pranë CEZ Shpërndarje bën me dije se për çdo rast vjedhjeje preken 2 mijë deri në 8 mijë abonentë, pasi çdo vjedhje ndikon direkt në djegien e elktroshtëpiakeve.
Sipas Luarasit duhen marrë masa për ndëshkimin e autorëve të këtyre veprave, në mënyrë që të ketë ndërgjegjësim.
CEZ i kërkon falje abonentëve për shqetësimet e shkaktuara nga këto vjedhje dhe i bën thirrje që në raste kur shikojnë ose evidentojnë vjedhje të njoftojnë menjëherë organet kompetente, ose të njoftojnë dispeceritë e kësaj kompanie.