Zviceranët, 4 miliardë euro investime për 4 vjet

Katër miliard euro investime në 4 vjet. Me këtë ambicje grupi zviceran “Rudana investment” ka planifikuar të futet në Shqipëri. Marrëveshja për këtë u nënshkrua me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti.
“është një marrëveshje e cila parashikon që në 4 vitet e ardhshme në Shqipëri nga ky grup të investohen rreth 4 miliard euro. Një pikë e marrëveshjes është që grupi 'Rudana Investment' do të investojë për të ndërtuar rreth 1000 MW kapacitete të reja të prodhimit të energjisë elektrike nga uji, pra hidrocentrale. Parashikohet ndërtimi i një rafinerie të re në Porto Romano; shprehet interesi për privatizimin e Albpetrol-it; flitet për ndërtimin e një qyteze të re, flitet për ndërtimin e një porti të ri në qytetin e Vlorës ose privatizimin e atij ekzistues” tha Prifti.
“Jemi takuar me kryeministrin Berisha dhe kemi marrë garanci për klimë miqësore investimesh këtu. Bazuar në projektet qeveritare ne do të investojmë në energjitikë, gaz e naftë, infrastrukturë dhe drejtime të tjera” tha Annie Salem, zv/drejtor i grupit “Rudana Investment”.
Pjesë e këtij plani investimesh janë edhe ndërtimi i banesave, infrastruktura rrugore e portuale bazuar në projektet që ka qeveria.
Adi Darsi