E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicerianët, 4 miliardë euro investime në Shqipëri

Katër miliard euro investime në 4 vjet. Me këtë ambicie grupi zviceran Rudana investment ka planifikuar të futet në Shqipëri. Është një marrëveshje e cila parashikon që në 4 vitet e ardhshme në Shqipëri nga ky grup të investohen rreth 4 miliard euro. Një pikë e marrëveshjes

është që grupi 'Rudana Investment' do të investojë për të ndërtuar rreth 1000 MË kapacitete të reja të prodhimit të energjisë elektrike nga uji, pra hidrocentrale. Parashikohet ndërtimi i një rafinerie të re në Porto Romano; shprehet interesi për privatizimin e Albpetrol-it; flitet për ndërtimin e një qyteze të re, flitet për ndërtimin e një porti të ri në qytetin e Vlorës ose privatizimin e atij ekzistues bëjnë të ditur burime zyrtare nga ministria. Jemi takuar me kryeministrin Berisha dhe kemi marrë garanci për klimë miqësore investimesh këtu. Bazuar në projektet qeveritare ne do të investojmë në energjitikë, gaz e naftë, infrastrukturë dhe drejtime të tjera, tha Annie Salem, zv/drejtor i grupit Rudana Investment. Pjesë e këtij plani investimesh janë edhe ndërtimi i banesave, infrastruktura rrugore e portuale bazuar në projektet që ka qeveria.

Last Updated on E Enjte, 22 Prill 2010 18:51

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›