Memorandum për investime në energjetikë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi midis kompaninës zvicerane RUDANA dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Në katër vitet e ardhshme kjo kompani do të investojë rreth 4 miliard euro kryesisht në fushën energjitike ka deklaruar ministri Dritan Prifti dhe është përcaktuar si një prej investimeve më të rëndësishme të këtyre kohërave.
Ndërkohë që në fjalën e tij zv.presidenti i kompanisë zvicerane Hany Salem u shpreh se ata zgjodhën Shqipërinë për të investuar pasi këtu ka mundësi të shumta për investim.
"Ne vendosëm që të investojmë në Shqipëri pasi e kemi vëzhguar zhvillimin e Shqipërisë dhe jemi të inspiruar për të krijuar një investime. Investimet do të jenë kryesisht në fushën energjitike, në infrastrukturë në fushën e nxjerrjes dhe të përpunimit të naftës. Jemi të kënaqur që ndodhemi ktu dhe do të implementojmë teknologjinë më të fundit .Ky investim mendoj se do të jetë me mjaft sukses", u shpreh ai.
Kompania RUDANA është një kompani mjaft e fuqishme në Zvicër dhe pritet që ajo të investojë në ndërtimin e një rafineri në Porto Romano,projekte infrastrukturore etj.