E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN dhe BE:Greqia po zbaton reformat

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore e Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se Greqia po zbaton reformat, për të cilat ishte obliguar për të marrë paketën e kredive, që do ta shpëtonte vendin nga falimentimi.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë qëndruar gjatë javës në Athinë, për të vlerësuar përparimin e reformave. Ata thanë se deficiti grek është më i vogël seç pritej dhe se qeveria po kontrollon shpenzimet.

Nga paketa e shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, Greqia mori pjesën e parë në muajin maj. Këstin e ri pritet ta marrë në shtator, nëse rezultatet e kontrollove që do të bëhen në korrik, janë pozitive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›