Euro barazohet me dollarin

Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë dhe problemet me deficitin e lartë buxhetor në shumë vende të eurozonës do të fundosin monedhën e përbashkët evropiane deri në atë pikë sa të barazohet në këmbim me dollarin amerikan.
Ekspertët thonë se në 2011-n, një euro do të këmbehet me një dollar. Paralajmërimi vjen nga Qendra për Kërkimet Ekonomike dhe Biznes në Londër, e cila në një raport tremujor parashikon se për të forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në Shtetet e Bashkuara në fund të këtij viti. Në kontrast me këtë, thuhet në raport, dobësia e ekonomisë në Evropë do të detyrojë Bankën Qendrore Evropiane të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta.
Douglas McWilliams, drejtues i qendrës, thotë se është e pashmangshme që në njëfarë pike euro të thyhet dhe, sipas tij, kjo do të ndodhë shpejt - ndoshta për 5 apo 10 vjet.
Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar një rënie me 30 centë kundrejt dollarit amerikan dhe me rritjen e interesave në sistemin bankar amerikan, do të bjerë edhe 20 centë. Charls Davis, bashkautor në raport, thotë se rimëkëmbja ekonomike çuditërisht është e shpejtë në vendet në zhvillim, në një kohë që ekonomive të zhvilluara rreziku u mbetet i dukshëm.