Filluan dënimet
Komisioni Evropian ka rekomanduar fillim të procedurës dënuese për shkak të deficitit të lartë buxhetor edhe kundër tre vendeve tjera - Danimarkës, Finlandës dhe Qipros.
"Në BE vetëm për tri vende nuk përmendet kjo procedurë e atë janë: Estonia, Luksemburgu dhe Suedia", tha eurokomisioneri Olli Rehn.
Ai deklaroi në Strasburg se kundër Bullgarisë me siguri do të fillojë procedurë dënuese për shkak të deficitit të lartë buxhetor të vendit. Rehn në konferencën për shtyp, në kuadër të sesionit të rregullt të qershorit të Parlamentit Evropian, theksoi hollësi për masat të cilat janë ndërmarrë për zvogëlim të deficitit buxhetor në vendet e eurozonës dhe në Bashkimin Evropian.
"Procedura kundër Bullgarisë mund të fillojë menjëherë pasi të bëhet vlerësimi i të dhënave për financat shtetërore", tha ai, pa theksuar më shumë hollësi.