Legalizimet, qytetarët nuk paguajnë

Suksesi i legalizimit tani është në dorë të qytetarëve. Kreu i agjensisë rajonale të legalizimit për Tiranën Agim Berisha i fton të 15 mijë pronarët e rinj që kanë marrë një faturë pagese të kryejnë atë për ti hapur rrugë më pas procedurave të tjera nga marrja e lejes së legalizimit e deri në marrjen e certfikatës së pronësisë.
"Qytetarët duhet të reagojnë më shpejt për të bërë pagesat në mënyrë që të mbyllet faza e këtij procesi. Ka një tentativë që qytetarët paguajnë vetëm taksën e ndryshimit në infrastrukturë, që është pagesa për banesën, po kjo nuk është procesi i legalizimit. Procesi i legalizimit kërkon të gjitha llojet e pagesave që qytetari ka në dosje, pra, pagesa për parcelën, pagesa për taksën e ndikimit, dhe pagesa për tarifën e shërbimit", tha Agim Berisha, drejtor ALUIZNIT, Tiranë.
Deri më tani mbi një mijë banorë të përfshirë në legalizim kanë marrë hipotekën për banesat e tyre, ndërkohë edhe 3 mijë të tjerë janë në proces në zyrat e regjistrimit të pronësisë. Por shifrat tregojnë se mbetet për të bërë edhe një volum shumë i madh pune.
"Gjithë qarku i Tiranës ka rreth 83 mijë ndërtime pa leje, deri tani rreth 70 mijë janë identifikuar në terren, rreth 40 mijë kemi miratuar me vendim qeverie kalim pronësie. Pra, është hapur rruga për të vazhduar fazat e mëtejshme të procesit. Pas këtyre, vjen përgatitja e dokumentacionit, dosjes që jepet, fatura e qytetarit për të bërë pagesën. Me të kryer qytetari pagesën ne japim lejen e legalizimit, atje nënshkruhet një kontratë para noterit, që është kontrata e kalimit të pronësisë mes shtetit dhe pronarit të ri që është krijuar dhe cohet dokumentacioni në hipotekë", vijoi Berisha.
Agjensia rajonale e Tiranës synon që deri në fund të vitit të ketë miratuar në qeveri të gjithë dosjet e qytetit të Tiranës. Nga 350 mijë ndërtime të paligjshme një në cdo katër banesa informale janë në qarkun Tiranë.
Adi Darsi