E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trendafilat e pranveres shqiptare

Pak ore para se te lexoja qe ne 8 mars grate e opozites e perfaqesuesit e shoqerise civile shqiptare kishin vendosur te dilnin ne shesh ne proteste e ne kerkim te dinjitetit te neperkembur nga goja e aktet e kryeministrit te Shqiperise isha duke menduar te njejten gje qe 8 marsi kete radhe lipsej te organizohej ndryshe. Dhe perfytyrova nje skene madje disa syresh mbarsur me te njejtet elemente.


Ne fakt kish do kohe qe sa here qe degjoja nje tjeter fyerje nga goja e kreut te qeverise e vrisja mendjen se cila do te ishte arma me efikase per ta bere kete njeri - sepaku - te mos i sterkalte grate nenat femijet familjet e armiqve e madje fiset e tyre me ate peshtyme. Sepse qe ai burre ka ndotur shume kjo nuk do me as vesh as sy e as hunde pasi edhe kur i mbyll shqisat krejt ndotjes nuk i shpeton dot. Por njeriu ne fjale i paska gjendrrat peshtymore shume prodhimtare ndaj duhet bere dicka per tia normalizuar telashin.


Duke u kthyer tek skena qe perqasa per cdo ulerime sharje epitet vulgar qe ky mesoburre leshon ti dergohej nje tufe e madhe me trendafile te bardhe. Ai nje tjeter sharje - perkunder e fyera/i fyeri nje tufe me trendafile te bardhe. Berisha nje tjeter shemti - si shperblim nje tjeter tufe me lule. Keshtu. Pa u dorezuar. Nje ping-pong mes shemtise e rezistences.


Doradores domosdo do lindnin dy probleme jo te vogla njeri per ndertesen e Keshillit te Ministrave ngaqe tufat e luleve do beheshin mal tjetren bela do ta kishin luleshitesit ngaqe nuk do furnizonin dot klientet me trendafile - fundja jemi ne Shqiperi fale cimentos qe po gllabit tokat nuk kemi me vend as per domatet e lere me per lulet.


Por le te qendrojme nje cast ne boten e fantazise le tia shkaterronim nervat atij njeriu e tufes se bertitesve qe i bejne iso nga pas. Tia shkaterronim nervat duke i kundervene edukaten si te parafundit mjet rezistence. Le ta bombardonim me lule me trendafile te bardhe. Ta benim kete bombardim me disipline e kembengulje.


Do tia lekundnim barazpeshimin lajthitjes se Berishes se nuk eshte e vertete qe vetem urtesia e kthjelltesia kane aftesine e ekuilibrit. Ligesia gjithashtu. Kjo e fundit lind rritet fryhet e zmadhohet e forcohet deri sa persos vetveten ne dem te te tjereve. Mjafton ti hidhet nje sy historise se Europes e shembujt jane te shumte pa na u dashur te shkojme larg. Djallezia e ligsht e papergjegjshmeria e kane cuar kreun e qeverise shqiptare drejt persosjes se agresivitetit politik qe ne thelb ka vetem nje qellim te mbroje me thonj e me dhembe kleptokracine e kabinetit te tij dhe te gjithe sistemit qe ka krijuar rreth.

Dhe ketu po e mbyll kapitullin e ironi-provokimit me skena trendafilesh ndonese simbolet jo rralle - te alternuara me mjete te tjera efikase te luftes per nje shoqeri ne mos me te mire te pakten ndryshe - kane ndihur ne rrezimin e diktatoreve kleptokrateve gangstereve politike mbreterve perandoreve. Mes nje simboli e nje daljeje ne shesh per te protestuar pergjate historise se njerezimit ka rrjedhur gjithmone gjak. Kjo ndodhi edhe ne Tirane me 21 janar. Ne Tirane u derdh gjaku i kater njerezve. Bashkendaj mendimin me nje pjese te kolegeve kunder ne Shqiperi ketij fakti gjakderdhjes permes plumbit te qeverise e jo te opozites kryeministri shqiptar po rreket ti shpetoje ashtu si di ashtu si mundet ashtu si e keshillojne nese ende ndokush e keshillon.

E verteta eshte e thjeshte kryeministri i Shqiperise po hidhet si pelivani permbi tel per ti shpetuar nje fakti kater burrat e vrare ishin shqiptare te paarmatosur. Per Tunizine Egjiptin Libine Jemenin e le te leme jashte Kinen se ne permasat e saj do humbisnim fare kater njerez jane nje hic jane ajo qe gjeopolitika quan quantit ngligeable. Por ata kater njerez per ne shqiptaret jane nje shkemb i rende jane nje jaccuse e pameshireshme kundrejt qeverise shqiptare..


Ndaj Berisha po kacaviret mureve e tavaneve ne rrekjen qe te mos bjere ne toke po e ben kete ne menyren e tij ndyre e peshtyre i cytur nga paniku turfullimi driteshkurtesia arroganca dhe Mosdashuria ndaj popullit te tij - Berisha po hedh shkelmat e fundit peshtymen e fundit kercenimet e fundit. E ben kete gje Berisha ashtu si po e ben Silvio Berlusconi ne shtetin perballe ne kurriz te popullit te tij etiketon shan neperkemb dhe i reziston te pashmangshmes leshimit te karriges. Pasi kjo do te ndodhe ne Shqiperi. Nuk eshte me nje nese por nje kur. eshtja eshte me cfare cmimi Me te tjere te vrare ne rruge

Me brockullat e fundit me peshtymat e fundit me teatrin e kukllave sharese qe kryeministri ve ne skene nen trajten e trishtuar te disa eksponenteve femerore te maxhorances Berisha po sfidon te fundmet qeliza shendeti ne gjirin e psiqikes kolektive. Populli eshte lodhur aq sa nuk ka me deshire e nuk i kane mbetur me forca te kuptoje. Mes sharjesh e kundersharjesh akuzash e kunderakuzash mes gjuhes prej gangsteresh te qeverise nga njeri kah dhe retorikes se edukuar por jo bindese e te njollosur gjithashtu nga hijet e dyshimit per korrupsion klanike te kahut opozitar populli shqiptar rrezikon te mos kuptoje se sa e rendesishme eshte qe te beje rolin e vet ne daten 8 maj te votoje. Me pergjegjesi e koken mbi shpatulla. Por ne menyre qe opinioni publik te mund te vije ne vete e te mundet te gjykoje me koke te fresket duhet te krijohet pak heshtje cilesore.


Nje nga mjetet e tortures me efikase ne kohet moderne ne cdo regjim e diktature eshte lenia e te burgosurit me drite ndezur e nje muzike qe nuk pushon kurre se kenduari. E perdornin kasapet e diktatures ushtarake te Jorge Videles ne Argjentine e perdornin vietkonget me ushtaret amerikane te zene rob gjate luftes se Vietnamit e kane perdorur kinezet eshte perdorur ne burgjet politike sovjetike per dekada e keshtu me radhe... Opinioni publik shqiptar eshte kthyer - pa deshiren e tij - ne nje te burgosur qe nuk i shpeton dot se njejtes muzike. Nuk ka ku shkon i sherbehet cdo dite nje cjerrje sharje debat tifo stadiumi shpifje. Keshtu qe edhe kur degjon ndonje njeri qe flet mire dhe me terbiet nese e degjon i lind dyshimi ku eshte hileja Pse na u sjellka keshtu ky Ai tjetri po e shan me nene e me katragjysh ky ceshte i tredhur qe nuk ia kthen me te njejten monedhe Keshtu do te na qeverise ky neve me keto te folura pa kellqe

Nje nga theniet me te njohura te nje figure te shquar gjate periudhes se revolucionit irlandez shkon pak a shume keshtu Une nuk i urrej ata anglezet per racen e tyre per brutalitetin qe perdorin ndaj nesh. I urrej ngaqe nuk na kane lene udhe tjeter. Sepse e kane bere urrejtjen te nevojshme.


Por Shqiperia sot nuk eshte e pushtuar nga askush vecse nga vetvetja. Kjo demokraci kaq infantile eshte e mbajtur peng nga fantazmat e nje te kaluare diktatoriale e nga nje qeveri qe e ka te veshtire te dale pikerisht nga ajo forma mentis ndonese cdo dite mbush gojen e mikrofonet e psiqiken e sfilitur te vendit me rrezikun ndaj demoneve te kuq. Shqiperia eshte vetem nje centimeter larg kufirit te mbrame te urrejtjes ne gjirin e saj. Ndaj i lipset ne kete cast nje qetesi cilesore nje kursim i fjaleve nje heshtje e perbere nga trendafile te bardhe. Ne menyre qe te mbledhe forcat e fundit e te dije si te votoje.

Nga ajo vote do te shihet nese Shqiperia ka ende kurriz per te duruar dhunen e njohur te qeverise aktuale e cila ne rast fitoreje do polarizoje vendin edhe me keq ne menyre te pakthyeshme apo do te kete kurajon konstruktive te hapjes se udhes se ndryshimit ne zgjedhjet e metejshme politike.


Nese populli ende beson ne qeverine Berisha kjo do te pasqyrohet ne voten vendore te 8 majit. Po ashtu sipas te njejtes hipoteze nese opozita ne zgjedhjet vendore nuk do te arrije te kete fitoren e shumedeshiruar don te thote se ne punen imazhin pergatitjen e kesaj opozite ka ende shume shume per te bere dhe strukturat e Partise Socialiste dhe aleatet duhet te rishikojne cdo hallke te rangjeve te veta e te menyres se si e con perpara politiken qe nga ai cast e tutje. Ngado qe ta kthesh zgjedhjet e 8 majit nuk jane thjesht zgjedhje vendore por shume me shume se aq...

Por perpara 8 majit vjen 8 marsi dhe grate shqiptare po gatiten te dalin ne rruge. Ne driten e gjithe kompleksitetit te situates uroj qe opozita shqiptare dhe shoqeria civile te organizojne dicka te bukur thellesisht estetike. ishte per tu thene eshte thene. Llapashitjeve nervore e nervoze gjuhesore e hormonale te kryeministrit shqiptar grate e Shqiperise do te dine ti gjegjen me nje heshtje prej trendafilesh te bardhe ne diten e mimozave. E do ishte bukur qe nje pjese e grave te maxhorances te bashkoheshin ne ate tubim. Perseja eshte e qarte...

Nga blogu ResPublica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›