E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN, ekonomia globale do rritet shpjet, Shqipëria më pak se parashikimet

FMN-ja thotë se ekonomia globale do të rritet me një nivel më të shpejtë këtë vit, ndërsa vazhdon ta marrë veten nga kriza financiare. Agjencia ndërkombëtare huadhënës me seli në Ëashington thotë se tregjet e ekonomive të mëdha në zhvillim si Brazili, Kina dhe India, do të ndihmojnë në rigjallërimin  e ekonomisë globale. Në raportin më të fundit për parashikimin e ekonomisë botërore,

FMN-ja pret një rritje ekonomike prej 4,2 për qind këtë vit. Parashikimi për rritjen në vitin 2011 mbetet 4,3 për qind, i pandryshuar nga ai i janarit. Ndërkohë që për vendin tonë është parashikuar një rritje ekonomike prej rreth 3 për qind. Drejtori i FMN-së Olivier Blanchard thotë se ekonomia botërore ndodhet në një faze të rëndësishme në përpjekjet e veta të rimëkëmbjes nga kriza globale financiare. "Depresioni global është shmangur. Ekonomia botërore po e merr veten më mire nga sa mendohej. Blanchard thekson se ekonomitë në zhvillim po luajnë rol udhëheqës në rrugën e rimëkëmbjes, duke ndihmuar në fuqizimin e rritjes ekonomike botërore, por sfidat mbeten. Mes eknonomive të përparuara, SHBA pritet tja kalojë Evropës dhe Japonisë, por do të mbetet pas Kinës dhe vendeve të tjera në zhvillim. Ja si shprehet drejtori i FMN-së Blanchard: "Konsumatorët amerikanë, të cilët kanë qenë promotorët e ekonomisë para krizës, po tregohen më të matur. Në Evropë, ku bankat luajnë një rol qendror në ndërmjetësimin financiar, sektori i dobësuar i bankave e kufizon dhënien e kredive. Zoti Blanchard thotë se zgjidhja e sfidave me të cilat përballen ekonomitë në zhvillim dhe ato të përparuara gjendet tek përshtatja e nivelit të shkëmbimit të monedhave. Ai thotë se ndërsa ekonomitë e zhvilluara përpiqen të mbajnë nën kontroll borxhet dhe deficitin, që do të kishin një ndikim negativ tek rritja ekonomike, ato mund të kenë nevojë që ta lejojnë monedhën e tyre të zhvlerësohet, për të ndihmuar në rritjen e eksporteve, dhe për rrjedhojë edhe në rritjen ekonomike. Ai thotë se vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha, duhet të bëjnë të kundërtën, ta lejojnë forcimin e monedhës së tyre dhe të pakësojnë eksportet. Zoti Blanchard thotë se është në inetersin e këtyre vendeve ta bëjnë një gjë të tillë, sepse rritja globale do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së ekonomive të tyre

Last Updated on E Shtune, 24 Prill 2010 20:18

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›