Fundi i 063-shit

Prefiksi 063 dhe ai 064 të operatorëve ilegalë të telefonisë mobile të Serbisë, që nga e premtja nuk janë më funksionalë në territorin e Kosovës.
Të gjithë qytetarët që i kanë përdorur këta numra, tash e dhjetë vjet, lirisht mund t’i hedhin në kosh të plehrave.
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës, që në ditën e parë të aksionit për ndalimin e veprimtarisë ilegale të operatorëve të palicencuar, ka hequr 14 antena transmetuese të telefonisë mobile, Telekom Serbia, Telenores dhe të VIP-it.
Expressi ka mësuar se të premten janë paaftësuar transmetuesit në Badofc afër Graçanicës, në Gushtericë afër Lipjanit dhe në Babimofc afër Obiliqit. Ndërkaq, gjatë vikendit do të ndërpriten edhe antenat e operatorit Telekom Srbija, në Pejë, saktësisht ato të vendosura mbi objektin e Kuvendit Komunal në këtë qytet.
Kreu i ART-së, Ekrem Hoxha, pohon se aksioni është zhvilluar në nivel nacional, në të gjitha qytetet e Kosovës, në të cilat ky institucion ka pasur të dhëna të sakta se ku janë vendosur këto antena.
“Aksioni do të vazhdojë në nivel nacional. Subjekte janë antenat e operatorëve ilegalë”, thekson Hoxha.
Që në fillim të punës së bordit të ri, ishte shqyrtuar veprimi ilegal i operatorëve 064 dhe 063 si dhe mundësia e largimit te tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani.
Në një njoftim për media, ART-ja rikujton ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në ushtrimin dhe ofrimin e shërbimeve telekomunikuese të palicencuara dhe të paautorizuara se nuk do të tolerohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe do të përballen me fuqinë e ligjit dhe rendit juridik të shtetit të Republikës së Kosovës.
Vendimit të ART-së për heqjen e antenave ilegale, i ka dhënë mbështetje të fortë edhe Qeveria e Kosovës.
Në komunikatë për media të ekzekutivit thuhet se Qeveria e Kosovës mbështet vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikacioneve. Në këtë funksion, qeveria i sheh edhe veprimet e fundit të ART-së.
“Këta hapa ligjorë nuk janë të drejtuar kundër asnjë etnie apo shteti të caktuar, por ndaj të gjithë atyre operatorëve që nuk i kanë respektuar normat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se që nga ora 5 e mëngjesit, kanë asistuar ART-në në aksionin për ndalimin e veprimtarive ilegale të transmetuesve të palicencuar.
“Ne i kemi asistuar ART-së në ato vende që kanë kërkuar. Nuk kemi hasur në rezistencë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë këtij aksioni. Kjo është pjesë e punës sonë”, thekson Brahim Sadriu, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Ky aksion ka qenë i mirëseardhur për operatorët e licencuar të telefonisë mobile në Kosovë.
Alban Kastrati, zyrtar për informim i kompanisë IPKO, thotë se kjo kompani inkurajon të gjitha autoritetet përkatëse në Kosovë që të vazhdojnë me krijimin e një ambienti të favorshëm për të gjithë operatorët e licencuar.
“Më në fund ka disa shenja se tregu i telekomunikacionit në Kosovë po normalizohet. Të paktën sa u përket operatorëve ilegalë”, thekson Kastrati.
Në anën tjetër, këtë vendim të autoriteteve të Prishtinës, Ministria për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar si incident të paramenduar.
"Mendojmë se ky është një incident i paramenduar, i cili nuk është vetëm sulm kundër pronave të kompanive serbe, por përpjekje për të ndërprerë çdo komunikim midis serbëve të Kosovës dhe lidhjet e tyre me pjesën tjetër të Serbisë dhe botës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo ministri.
Me ndërprerjen e çdo forme të komunikimit midis hapësirave serbe, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, institucionet e Kosovës po krijojnë një atmosferë pasigurie dhe frike, dekurajojnë të kthyerit dhe nxisin një valë të re zhvendosjesh.
Por, zyrtarë të Postës dhe Telekomit të Kosovës thonë se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mbetet pa komunikim, pasi që ky operator ka shtrirë rrjetin e vet në 99 për qind të territorit të Kosovës, duke përfshirë edhe enklavat.
Heqjen e antenave të operatorëve ilegalë, e vlerëson lart shefi i Departamentit për komunikim i PTK-së, Menduh Abazi, sipas të cilit ka qenë kërkesë edhe e PTK-së që të hiqen ato antena.