E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjenca në QSUT në gjendje të mjerueshme, pa ndihmën e shpejtë e pa barela

Urgjenca kryesore e QSUT-së është në gjendje skandaloze, pa barela , pa mjete e për më tepër pa medikamentet kryesore që shërbejnë në rastet e ndihmës së shpejtë. Këtë e kanë konfirmuar ditën e djeshme për gazetën SOT burime nga urgjenca e kirurgjisë në QSUT. Përveç problemeve që shfaqen në mungesën e vazhdueshme të mjeteve për kutinë e ndihmës së shpejtë

e cila plotësohet me zërat përkatës shumë rrallë nga drejtoria e QSUT-së kjo e fundit nuk e furnizon urgjencën as me medikamentet urgjente që shërbejnë si qetësues apo me garzat që shërbejnë në rastet urgjente. Sipas mjekëve përsa i përket aparateve të tensionit apo aparateve të tjerë që shërbejnë për sëmundjen e diabetit, janë punonjësit e spitaleve dhe kryesisht shefat e pavijoneve që i sigurojnë këto mjete në mënyrë personale, pasi furnizimi nga drejtoria kryhet shumë rrallë edhe pse kërkesat nga ana e mjekëve kanë qenë të vazhdueshme. Por edhe pse kanë qenë vetë mjekët që në të shumtën e rasteve kanë kërkuar pajisjen me mjetet e duhura dhe medikamentet në pavijonin e urgjencës drejtoria ka vazhduar të mos e furnizojë në mënyrë të rregullt. Një prej mjekeve në urgjencën kirurgjikale tha dje për gazetën se edhe disa prej medikamenteve që shërbejnë dhe janë tejet të domosdoshme për rastet urgjente në 80 për qind të rasteve i blejnë ose i mbajnë me vete mjekët në mënyrë personale pasi në pavijon ka mungesa të theksuara. Por edhe në disa prej urgjencave të tjera  si ajo e patologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" vihet re se përveç mungesës totale të kushteve higjienike edhe trajtimi i pacientëve lë shumë për të dëshiruar. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur mund të shohësh persona  të cilët ehe pse paraqiten si raste urgjente urgjentë janë të detyruar të presin në karrige me minuta të tëra, qoftë edhe për një serum por nuk kanë munguar edhe rastet kur i sëmuri e ka bërë  serumin edhe në këmbë. Kjo sipas mjekëve ka ndodhur për shkak të mungesës së shtretërve. Problemin e pranojnë edhe mjekët e kësaj urgjence. Ata pranojnë që kushtet në këtë urgjencë janë jashtë normales megjithëse sipas tyre ata mundohen të bëjnë maksimalen nga ana profesionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›