Biznesi Shqiptar përfaqësohet në Samitin mbi Sipërmarrjen të Presidentit Obama
Presidenti Obama do të organizojë Samitin Presidencial mbi Sipërmarrjen më 26-27 prill 2010 në Ndërtesën Ronald Regan në Uashington. Shqipëria do të ketë në samit si përfaqësuese znj. Elsa Balteza të kompanisë Beba Kozmetik dhe Znj. Donika Mici të kompanisë Donianna. Samiti do të theksojë rëndësinë e sipërmarrjes, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të komuniteteve. Ai do të mbledhë rreth 250 sipërmarrës të suksesshëm nga mbi pesëdhjetë vende; do të identifikojë mënyra për të çuar përpara sipërmarrjen ekonomike dhe shoqërore; do të ndërtojë rrjete mes të interesuarve në sipërmarrje; si dhe do të ofrojë një mundësi për të vendosur partneritete që çojnë sipërmarrjen përpara. Samiti thekson synimet e gjera të Presidentit për të mbështetur sipërmarrjen, novacionin dhe mundësitë ekonomike në SHBA dhe jashtë.