E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Punesimi ne qender te politikave te bashkise

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha priti dje nje grup prej rreth 40 biznesmenesh dhe investitoresh nga vende te ndryshme te botes te cilet jane pjese e organizates se biznesmeneve te rinj. Kryetari i bashkise u beri nje prezantim te te gjitha projekteve qe parashikon te ndermarre ne Tirane si dhe reformave ekonomike e financiare per ta bere Tiranen qytetin me atraktiv per investitoret e huaj. Kryebashkiaku u shpreh Po punojme me IFC per te pasur nje One Stop Shop funksional per licenca dhe leje ne Bashkine e Tiranes. Muajin e kaluar ne mbledhjen Keshillit Bashkiak me propozimin tim Keshilli Bashkiak vendosi heqjen e me se 60 tarifave dhe reduktimin e nje pjese te madhe te taksave. Kjo sherben per te lehtesuar procedurat administrative dhe ka vetem nje qellim ate per ta bere qytetin me miqesor per biznesin jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rajon e me gjere. Per kete qellim jam i vendosur te ndermarr dy masa te tjera njera nga te cilat do propozohet ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak dhe nje tjeter qe do te diskutohet me qeverisjen qendrore. E para ka te beje me sipermarrjet e vogla dhe te mesme perjashtimin per 4 vite nga taksat lokale te gjithe ndermarrjeve te vogla e te mesme qe punesojne me teper se 50 punetore dhe e dyta ka te beje me kompanite dhe sipermarrjet e medha e per kete qellim ne po shikojme rimbursimin e pjesshem dhe te plote te gjithe taksave qe mblidhen nga pushteti vendor. Ne besojme se zhvillimi ekonomik krijon mundesi per biznesin dhe krijon mundesi punesimi per qytetin dhe qytetaret si dhe ofrimin e sherbimeve me te mira nga Bashkia e Tiranes - tha Basha. Me tej ai nenvizoi se ne majin e vitit te ardhshem do te jete gati plani urbanistik ne te cilin perfshihen nje sere projektesh strategjike te cilat do ti japin nje frymemarrje te re qytetit dhe nje mundesi me shume sipermarresve vendas dhe te huaj per te investuar ne Tirane. Biznesmenet dhe investitoret te shoqeruar edhe nga stafi i Bashkise pane nga afer punimet qe po kryhen per rehabilitimin e sheshit Skenderbej. Ata vizituan me pas edhe simbolin e Tiranes Kullen e Sahatit. Ata u ngjiten ne Kullen 181-vjecare 35 metra te larte duke pare prej andej Tiranen. Me pas vizituan ekspoziten e hapur ne ambientin e Muzeut te Oreve Kulture dhe Vazhdimesi ku jane paraqitur veshje te punuara dhe objekte te cilat datojne ne fundin e viteve 1800 dhe punime te artizanatit te periudhes 1920 deri ne clirimin e vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›