E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN i jep kredi Egjiptit prej 3 miliardë dollarë

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 22:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar është pajtuar që t’i jap Egjiptit një kredi prej 3 miliard dollarëve, për 12 muaj, që t’i ndihmojë të rivendos ekonominë e saj në rrugë të duhur.

Kryengritja që e rrëzoi nga pushteti presidentin Hosni Mubarak në muajin shkurt, i ka trembur turistët dhe investorët gjë që ka shkaktuar zvogëlimin e të hyrave nga taksat, duke e lënë me buxhet të vogël qeverinë e përkohshme.

FMN e ka lavdëruar buxhetin aktual duke thënë se është duke shkuar rrugës së duhur për të përkrahur ripërtëritjen e ekonomisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›