Miniera e artë hollivudiane
Legjendari Jack Sparrow, të cilin a luan aktori po ashtu legjendar Johnie Deep, rikthehet me filmin “Piratët e Karaibeve në Baticat e Çuditshme”, që është pjesa a katërt e këtij seriali filmik. Heroi i filmit kësaj radhe gjurmon burimin e përjetësisë.
Xhirimi i kësaj aventure kusarësh ka kushtuar 400 milionë dollarë, ndërsa producentët e filmit besojnë se do t’i kthejnë këto para, natyrisht bashkë me një fitim të majmë. Deri më tani seriali filmik ka fituar rreth tre miliardë dollarë nga shfaqja e tij nëpër botë. Këtu përfshihen edhe suveniret e shumta , si dhe parku zbavitës i Disney’t në temën e Piratëve nga Karaibet. Për këtë vazhdim ndërkaq Diseny ka siguruar edhe projeksione në 3D, biletat për të cilat do të jenë më të shtrenjta për tre deri në pesë dollarë krahasuar me projeksionet e zakonshme.
Produksionet e kushtueshme si ky zakonisht pasojnë formulën e sprovuar tashmë. Angazhohet një aktor karizmatik në rolin kryesor, në këtë rast Johnie Deep, një ekip i respektueshëm aktorësh tjerë, siç është për shembull Geoffrey Rush, por edhe një aktore joshëse si Penelope Cruz. Gjithë kësaj pastaj i shtohet edhe kamera e jashtëzakonshme dhe ngjarja fantastike, dhe, si një bonus shtesë, edhe efektet vizuale 3D... dhe, keni një hit filmik të garantuar.
Edhe një film tjetër iu përmbajt kësaj recete, filmi “Tor”. Eshtë ky një rrëfim për një Zot arrogant dhe të ri, i cili detyrohet të jetojë në mesin e njerëzve pasi që e dëbon babai i tij, Odin.
Filmi ka kushtuar 150 milionë dollarë, dhe është bërë hit nëpër kinema. Që nga premiera e tij e para disa javëve, filmi ka fituar 250 milionë dollarë nëpër botë.
Anthony Hopkins luan babanë e Tor’it, ndërsa fituesja e Çmimit Oscar, Natalie Porman vajzën në të cilën Tor dashurohet, në planetin Tokë. Chris Hemsworth nuk ka një biografi aq impresive, por shfaqet bindës në rolin e superheroit. Tor kështu i mposhti kundërshtarët e tij në arkat e kinemave, megjithëse atë nga vendi i parë ndërkohë e shtyu Jack Sparrow.
"X-Men: Klasa e Parë” është filmi tjetër për superheronj, nga i cili pritet të shndërrohet në film-hitin kryesor kësaj vere. Ngjarja e filmit në mënyrë kronologjike i paraprinin serialit, James Mcavoy luan profesorin e ri X. Filmi përmban efekte speciale mbresëlënëse dhe skena aksioni në të cilat mutanti i njohur ndihmon në qetësimin e krizës kubaneze të raketave, në vitin 1962.
Ndryshe, duke filluar nga data 2 qershor ky film shfaqet edhe në Kinemanë ABC, në Prishtinë.
"Kaubojt dhe Jashtëtokësorët” quhet filmi me ngjarjen më bizare nga të gjithë hit filmat potencialë të kësaj vere. Filmi përplot aksion bazohet në romanin e vitit 2006, me të njëjtin emër. Bëhet fjalë për njëlloj hibridi mes vesternit dhe fantastikës shkencore. Sipas të gjitha gjasave, del se shekujt 20 dhe 21 nuk e gëzojnë të drejtën ekskluzive për shfaqjen e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO).
Regjinë e filmit e ka bërë autori i “Njeriut të Hekurt”, Jon Favreau, kurse producent janë Steven Spielberg dhe Ron Howard. Daneil Craig luan Jack Lonergan, një revolverit ky që jeton në Arizona (në shekullin 19), dhe që zgjohet në një shkretëtirë, me amnezion. Papritmas, qyteti i tij sulmohet nga jashtëtokësorët . Jack i bashkon forcat me Woodrow Dolarhyde (Harrison Ford), për të shkatërruar fluturaket e jashtëtokësorëve.
Filmi nëpër kinema vjen në korrik, dhe pritet që të kontribuojë në mbushjen e ndjeshme të arkave hollivudiane.