Korçë, policia ndalon 2 vëllezër për plagosje

Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy vëllezër, të cilët akuzohen për plagosjen e një personi. 22-vjeçari Merlin Agolli dhe 21-vjeçari Adnand Agolli, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin E.K me mjete të forta.
Vepra penale që rëndon ndaj vëllezërve Agolli është ajo e “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”.