FMN kerkon rritje e cmimit te energjise, ERE kunder
Blerina Hoxha
Rritja e metejshme e cmimit te energjise elektrike do te jete ne qender te takimeve qe misioni i pranveres i FMN do te kete me autoritetet shqiptare, por sidomos me zyrtaret e KESH. Dje, eksperte e FMN kane zhvilluar nje takim per kete qellim me Entin Rregullator te energjise elektrike. Burimet nga ERE shpjeguan se ne qender te takimit treditor, i cili ka nisur dje, do te jete njohja e eksperteve te fondit me te dhenat teknike te kostove te energjise elektrike ne vend. Fondi edhe me pare ka kerkuar rritjen e cmimit te energjise elektrike, duke e cilesuar rritjen e aplikuar ne fillim te marsit te pamjaftueshme. Mirepo, burimet nga ERE njoftuan se nuk do te lejohet nje aplikim tjeter i rritjes se cmimit te energjise elektrike per kete vit. Kjo per veten faktin se kosto e prodhimit te energjise elektrike ne vend eshte e ulet per shkak se, mbi 98 per qind e energjise elektrike e prodhuar ne vend, realizohet nga burimet hidrike. Nga ana tjeter, ekspertet e ERE shpjegojne se ka ende vend per miradministrimin e te ardhurave per shkak se arketimet e energjise jane ende larg nivelit te konsumit. Enti Rregullator i Energjise Elektrike miratoi ne fillim muajit shkurt cmimet e reja te energjise elektrike per vitin 2008, ku rritja me e madhe ishte shenuar per konsumatoret familjare. Keshtu, duke filluar nga marsi i ketij viti, nje familje qe konsumon mbi 300 kwh energji elektrike e paguan ate me nje cmim qe arrin ne 12 leke/kwh. Me miratimin e ketyre tarifave, ERE vuri ne zbatim aplikimin e cmimeve te ndryshme per 2 kategori konsumatoresh familjare. Sipas ketij vendimi, familjaret qe konsumojne nga 1 deri ne 300 kwh energji elektrike e paguajne ate me cmim jo te rritur, 7 leke per kwh. Nga ana tjeter, ata qe konsumojne mbi kete tavan e paguajne 1 kwh me cmimin 12 leke. Pas studimeve dhe analizave, konsumi mesatar mujor per familje normale, me 4 persona, eshte deri ne 300 kwh, duke perjashtuar ngrohjen. Kjo sasi eshte vleresuar si blloku i pare dhe cmimi do te jete i pandryshuar, pra me 7 leke/kwh. Po sipas ERE-s, rritja ne masen 71,4 per qind e cmimit per bllokun e dyte eshte bere per te dekurajuar ata konsumatore familjare, te cilet perdorin energjine elektrike per ngrohje, ne vend te energjive te tjera alternative.
Mirepo, rritja e cmimeve te energjise elektrike e miratuar nga ERE eshte konsideruar e pamjaftueshme nga KESH, por edhe Misioni i FMN. Ne menyre te vazhdueshme, drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar se, ERE duhet te rishohe edhe nje here vendimin per te ndryshuar cmimet e energjise elektrike. Per shkak se me keto cmime ulet interesi i investitoreve te huaj per privatizimin e korporates. Kreu i Korporates, Gjergj Bojaxhi, eshte shprehur se rritja nuk ishte e mjaftueshme dhe se kjo rritje ishte tri here me e vogel se rritja mesatare qe KESH-i kishte kerkuar per mbulimin e nevojave. Madje, sipas Bojaxhiut, rritja nuk mbulon furnizimin me energji elektrike pa nderprerje, pasi gjendja hidrike parashikohet me luhatje. Nga ana e saj, ERE ka argumentuar se rritja e tarifave eshte analizuar ne detaje, duke marre parasysh edhe mbulimin e nevojave me energji elektrike pa kufizime. Misioni i kaluar i FMN ka kerkuar thellim te metejshem te reformave ne sektorin e energjise elektrike, si nje menyre per te rritur shanset per nje privatizim te suksesshem te kompanise. “Arketimet duhet te permiresohen, humbjet ne rrjet duhet te pakesohen dhe tarifat te rriten”, keshilloi Fondi, i cili cilesoi se rritja e tarifave ne mars ishte nje element fillestar i rendesishem, por perpjekje te tjera jane te nevojshme per te frenuar humbjet gati-fiskale te sektorit. Reformat dhe ne sektorin e cmimeve dhe ne reduktimin e humbjeve ne KESH jane te domosdoshme per te permiresuar shanset per privatizimin e sektorit te shperndarjes, qe synohet per 2008, si dhe per te siguruar furnizim te sigurt me energji ne afatin e mesem.