E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-zyrtaret e SHIK, njeri ne reanimacion

Tre te pandehurit e akuzuar rrembimin e me pas torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha, ndodhen ne vendin tone, nderkohe qe i pandehuri i katert gjendet jashte Shqiperise, i arratisur qe prej vitit 1997. Burime nga prokuroria thane se drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, eshte banues ne afersi te ish-Fushes se Aviacionit, banese e cila ndodhet ne katin e trete te nje pallati pesekatesh, e cila eshte ne emer te babait te tij. Budion Mece, prej disa muajsh gjendet i shtruar ne reanimacionin e Repartit te Neurokirurgjise te spitalit numer 5, ne Tirane. Ai ka pesuar nje tromboze gjaku ne tru dhe per kete arsye eshte shtruar me urgjence ne spital, ku dhe ndodhet aktualisht ne reanimacion. Duket se ne momentin e pare te goditjes, Mece ka rrezikuar edhe jeten, por me pas situata eshte vene nen kontroll nga ana e mjekeve. I pandehuri i trete i akuzuar per rrembimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas eshte edhe Avni Koldashi, i cili ndodhet me banim ne zonen e Qytetit Studenti ne kryeqytet. Nderkohe qe i pandehuri i katert, Ilir Kumbaro, mesohet se prej me se 11 vitesh ndodhet jashte vendit tone. Ky i fundit nuk dihet ne cilin shtet eshte rezident, por ka dyshime se eshte strehuar ne Angli. Edhe pse hetimet kane nisur shume vite me pare, Kumbaro nuk ka qene ne vendin tone. Ky i fundit eshte shpallur ne kerkim nderkombetar edhe nga ana e autoriteteve ne vitin 2003 kur u rihap dosja per here te pare, por pa sukses. Prokuroria deklaroi se disponon informacione te plota per kater te pandehurit, zonat ku banojne e frekuentojne, nderkohe qe ka sekuestruar pasaportat e tyre me qellim qe te mos largohen jashte vendit. Nderkohe qe pas 5 vitesh, organi i akuzes ka vendosur qe te lajmeroje autoritetet e Interpol Tiranes per shpalljen ne kerkim te Ilir Kumbaros, ish-drejtor ne SHIK deri ne vitin 1997, me qellim venien para drejtesise.

Kontakti me Sefgjinin, i pamundur

Megjithese u perpoqem te merrnim kontakt me kreun e Tatimeve, Arben Sefgjini, ne apartamentin e tij prane Fushes se Aviacionit nuk pergjigjet njeri. Fqinjet thone se ka qene gjate gjithe ketyre diteve ne banese ku jeton me prinderit dhe mengjesin e djeshem kishte dale per ne pune.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›