E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin kerkesa e Kuvendit per Gerdecin

Redinalda Caushaj

Kerkesa per materiale shtese, qe te shpjegojne pozicionin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne ngjarjen e Gerdecit, mberrin ne Prokurorine e Pergjithshme. Me shume se nje jave pas mbledhjes se Keshillit te Mandateve dhe Imuniteteve ne Kuvend, ka ardhur edhe pergjigjja zyrtare nepermjet nje shkrese te depozituar ne adrese te organit qendror te akuzes. Letra iu dorezua, dje, Kryeprokurores Ina Rama dhe lajmin e konfirmuan burime zyrtare te ketij institucioni. Ne kerkese, nder te tjera, thuhej se, “duke pare kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Media, ish-minister i Mbrojtjes, lind nevoja per materiale qe vertetojne shkeljet e tij dhe aktet qe ju dispononi”. Burime zyrtare nga organi i akuzes deklaruan se do i pergjigjen pozitivisht kerkeses se Kuvendit dhe pritet qe brenda javes te dergohet nje dosje me materiale te bollshme.

Deklarata e Prokurores se Pergjithshme qe kerkonte ne emer te institucionit heqjen e imunitetit te deputetit dhe ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, eshte shoqeruar me debate ne Komisionin e Mandateve. Ina Rama tha se ish-ministri kishte shkelur detyren ne rastin e Gerdecit nepermjet firmosjes se akteve normative, duke shmangur Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise. Mediu akuzohet se nuk ka marre masat per te shmangur tragjedine ne Gerdec, duke lejuar shkeljen e rregullave te sigurise, firmosur kontratat me nje firme qe nuk plotesonte kushtet ne rastin e “Alba Demil”, apo se kishte zgjedhur nje zone te banuar per te lejuar ngritjen e fabrikes se demontimit te municioneve. Por, ish- ministri ka hequr menjehere pergjegjesine, duke thene se Shtabi i Pergjithshem kishte qene dakord me Gerdecin per procesin e demontimit dhe se kishte raportuar gjate kontrollit se “situata atje funksiononte si nje farmaci”, pra cdo gje e paster. Madje, ai i ka kaluar pergjegjesine drejtuesve te Shtabit, qe mbulonin fushen e municioneve e per me teper demontimin. Kjo perplasje shkaktoi debate edhe ne Keshillin e Mandateve pas depozitimit te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit. Gjate diskutimeve te deputeteve te perfaqesuar ne Keshill, nga kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, u kerkuan dokumente e akte qe vertetonin pergjegjesite e ish-ministrit Mediu, njekohesisht kryetar i Partise Republikane.

“Diten e djeshme, kerkesa nga Kuvendi ka mberritur ne zyren e protokollit dhe institucioni eshte njohur zyrtarisht me pretendimet”, tha nje zyrtar i Prokurorise se Pergjithshme per gazeten “KJ”. Menjehere eshte vene ne dijeni Kryeprokurorja Ina Rama, ndersa mesohet se eshte autorizuar grupi hetimor qe te pergatise shkresat dhe aktet e firmosura nga ish-ministri Mediu, qe vertetojne se ka shkelur detyren. Prokuroria kerkon te marre kreun e Republikaneve nen hetim, duke e cuar ne gjashte numrin e tyre, perfshi edhe tre te ndaluarit per tragjedine e 15 marsit. “Besojme se ne nje hapesire kohore njejavore do te bejme te mundur grumbullimin dhe depozitimin e dosjes ne Kuvend, por mund te kryhet edhe me shpejt, pasi dokumentacionet ekzistojne”, citoi nje tjeter zyrtar i organit te akuzes, pjese e dosjes “Gerdeci”. Mesohet se ne dosje gjenden disa urdhra te ish-ministrit, firmat e kontrates, aktet normative, per te cilat prokuroria pretendon se jane pergjegjesi te ish-kreut te Mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›