E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, reformat shoqërohen me dhunë

Mijëra policë  u shpërndanë në Athinë sot, për të ndalur dhunën gjatë një proteste. Demonstratat, vijnë një ditë pasi qeveria fitoi me shumicë dërrmuese një votëbesim në Parlament.

Votimi mbështeti përpjekjet e kryeministrit të ri Lukas Papadhimos për të zbatuar shkurtimet e  shpenzimeve dhe rritjen e taksave, masa të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit, në këmbim të fondeve.

Papadhimos duhet të marrë miratimin e Parlamentit për një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian. Zyrtarët grekë paralajmërojnë se vendi përballet me falimentim, pa  marrë një financim të ri prej 11 miliardë dollarësh nga paketa e vitit të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›